Sulmet ndaj Vetëvendosjes, kështu kundërpërgjigjet deputeti i saj

Politika

Sulmet ndaj Vetëvendosjes, kështu kundërpërgjigjet deputeti i saj

Nga: A.M. Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:29
Fitim Haziri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, në një intervistë për “Bota sot”, i është kundërpërgjigjur sulmeve nga partisë së tij.

Ai deklaron se Lëvizja Vetëvendosje është në rrugë të drejtë.

“Kjo do të thotë qe Lëvizja Vetëvendosje! është në rrugë të drejtë. Nuk ka dëshmi më të madhe sesa fakti se si kanë qeverisur këta persona e këto parti tash e mbi 20 vjetët e pasluftës. Shto kësaj edhe argumentin mbi mënyrën se si e rrëzuan nga pushteti Qeverinë Kurti”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, si shprehet se sikur VV-ja të qeveriste njëjtë si kundërshtarët politik, nuk do t`a largonin nga pushteti.

“Po ta dinin këta që ne do qeverisnim sikur ta, do na linin në pushtet, për të na thënë më vonë se edhe këta janë sikurse ne. E po ashtu, do guxonin të shkojmë në zgjedhje. Mirëpo, këta e dinë që ne nuk qeverisin si ta, andaj edhe iu frikësuan qeverisjes Kurti e po i frikësohen zgjedhjeve të parakohshme”, ka potencuar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat