Përplasjet mes Osmanit e LDK-së, analisti tregon kë e përfaqëson kryetarja e Kuvendit – e ‘zbulon’ se kush u mundua ta njollosë

Politika

Përplasjet mes Osmanit e LDK-së, analisti tregon kë e përfaqëson kryetarja e Kuvendit – e ‘zbulon’ se kush u mundua ta njollosë

Nga: G.B Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:34
Vjosa Osmani-LDK

Është gruaja më e votuar në Kosovë në zgjedhjet e fundit dhe ishte më e votuara në LDK.

Por, kryetarja e Kuvendit dhe U.D e presidentit, Vjosa Osmani nuk është më në këtë parti dhe në zgjedhjet e ardhshme duket se do të garojë e vetme.

E duke qenë në pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit, nuk mund të mos ketë edhe kritika e reagime.

Së fundmi reagime pati për shkak të marrëveshjes me William Walker që fillimisht Osmani tha se ka skaduar e nuk do të vazhdohet, ndërsa më pas vendosi që ta vazhdojë atë.

E pas kësaj, Osmani ngjalli debat me deklaratën se LDK ka vetëm logon, pasi ajo përfaqëson votuesit e saj.

Image
Islam Krasniqi

E analisti politik, Islam Krasniqi, e vlerëson lart punën e Osmanit, derisa thotë se u munduan ta njollosin emrin e saj.

"Unë besoj në punën e sinqertë të kryetares së Kuvendit të Kosovës znj. Osmani, e cila ka marrë disa vendime duke anuluar disa të tjerë përmes të cilave është keqpërdorur paraja e taksapaguesve tanë. Mediat të cilat ju shërbejnë partive politike u munduan ta etiketojnë dhe njollosin emrin e saj për veprimet e saj, mirëpo ajo e tha të vërtetën e cila ishte e dhimbshme sepse po ju mbyll shtigjet profiterëve të cilët qëndrojnë prapa projekteve milionëshe", është shprehur ai.

Sipas tij, Osmani mund të jetë shembull se si të udhëhiqet shteti.

"Znj. Osmani mund të jetë shembull apo pasqyrë se si udhëhiqet shteti me ndershmëri, e jo siç jemi mësuar të shohim individë që e konsiderojnë si pronë private presidencën, qeverinë, ministrit apo institucionet ku janë të pozicionuar, të cilët janë të gatshëm të dhunojnë çdo vend ku ju jepet mundësia", ka vlerësuar Krasniqi.

Sa i përket deklaratave për LDK-në, ai shton se Osmani e përfaqëson votuesin e LDK-së, pasi ai elektorat e ka sjellë deri këtu dhe ajo me ndershmëri i qëndroi besnike elektoratit, duke djegur dhe veten.

"Znj.Vjosa Osmani e përfaqëson votuesin e LDK-së, duke mos harruar së është femra më e votuar në shtetin tonë, e dyta prej më të votuarve në zgjedhjet e fundit, gjithashtu elektorati i LDK-së e ka sjellë deri këtu. Andaj me ndershmëri i i ka qëndruar besnike elektoratit, të cilët ja dhanë votën, duke e mbajtur premtimin se nuk do t'i votojë partitë që ishin në pushtet dhe e dogji veten vetëm për të mbajtur fjalën e dhenë, e që vetëm zgjedhjet mund të vlerësojnë Osmanin", ka deklaruar Islam Krasniqi për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat