Posti i presidentit, deputeti i LDK-së kërkon që liderët politikë të tregohen bashkëpunues

Politika

Posti i presidentit, deputeti i LDK-së kërkon që liderët politikë të tregohen bashkëpunues

Nga: A.M. Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 22:00
Presidenca

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, në një intervistë për “Bota sot”, ka folur për çështjen e presidentit.

Sipas tij, zgjedhja e presidentit do ta vendoste  vendin në një krizë të re politike.

Më tej, Shala mendon se liderët politikë duhet që të tregohen më bashkëpunues rreth çështjes së presidentit në mënyrë që vendi mos të ballafaqohet me kriza institucionale.

“Me sa po shihet, zgjedhja e presidentit do të na vendosë në një krizë të re politike. Mendoj se liderët politikë do duhej të tregoheshin më bashkëpunues në mënyrë që të mos ballafaqoheshin sërish me kriza institucionale”, ka thënë Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat