Kërkesa antikushtetuese e Listës Serbe - juristi tregon se si duhet të veprojë Qeveria Hoti

Politika

Kërkesa antikushtetuese e Listës Serbe - juristi tregon se si duhet të veprojë Qeveria Hoti

Nga: A.Morina Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 21:43
Foto Ilustrim

Deputeti i LDK-së, Ilir Ferati, ka treguar se Lista Serbe ka një kërkesë antikushtetuese të cilën po kërkon t’ia plotësojë Qeveria e Avdullah Hotit.

“Nëse Lista Serbe nuk tërhiqet nga kërkesat që nuk janë në pajtim me Kushtetutën dhe me marrëveshjen që ka bërë me këtë Qeveri, por edhe me ato të kaluara atëherë mendoj që nuk është mirë që të vazhdojë ky koalicion. Nëse ajo tërhiqet nga këto ankesa dhe të njëjtat i bën në frymën e Kushtetutës së Kosovës atëherë duhet të vazhdojë koalicioni”, ka deklaruar ai.

Ai foli edhe për kërkesën e Listës Serbe drejtuar Qeverisë së Kosovës.

“Kam dëgjuar se Lista Serbe po kërkon themelimin e një ndërmarrje në komunat serbe me emër antikushtetuese. Kjo është si kërkesë e parë. Emrin nuk e di. Bëhet fjalë për një ndërmarrje publike”, ka pohuar ai.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se nuk e sheh te nevojshëm largimin e Listës Serbe nga Qeveria Hoti. Ai thjesht bëri apel të mos i’u plotësohet kërkesa antikushtetuese e tyre.

“Jo nuk ka nevojë ta largoj, por nuk duhet të lejoj që me emër antikushtetues të funksionoj asnjë ndërmarrje”, theksoi Burjani.

Ndërsa, ai tha se ligjet e Kosovës duhet të zbatohen nga të gjithë shtetasit e Kosovës, pa marrë parasysh a janë pakicë apo shumicë.

“Ligjet e Kosovës janë të qarta dhe duhet tē zbatohen njejtë nga të gjithë pa marrë parasysh se a janë pakicë apo shumicë. Kjo vlen për të gjithë shtetasit e Kosovës, Lista Serbe edhe ashtu më shumë nuk vjen në Kuvend dhe Qeveri”, përfundoi Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat