Paralajmërimi i fundit për Vjosa Osmanin: Kjo do të jetë një vetëvrasje politike – ja çfarë nuk lejon Albin Kurti

Politika

Paralajmërimi i fundit për Vjosa Osmanin: Kjo do të jetë një vetëvrasje politike – ja çfarë nuk lejon Albin Kurti

Nga: N. H Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 22:33
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Nëse Vjosa Osmani vendos që të largohet përfundimisht nga LDK-ja, ajo pritet që në zgjedhjet e ardhshme të garoj në një listë zgjedhore me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Kështu të paktën raportohet kohëve të fundit.

E, për të folur lidhur me zhvillimet e fundit brenda LDK-së, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar veprimtarin Tahiraj.

Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, e ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe anëtarësia e saj po vazhdojnë rrugëtimin e tyre me besnikëri ndaj tri shkronjave të arta.

Image
Saim Tahiraj

“Pas deklarimit publik të Vjosa Osmani se rrugët janë ndarë përfundimisht me LDK-në dhe se ajo do garojë në zgjedhjet e ardhshme me një listë qytetare, ka nxitur reagime të fuqishme të anëtarësisë së LDK-së. Anëtarësia besnike e LDK-së vazhdon të mbesë e palëkundur në LDK, parti të cilës i shërbyem me idealizëm të fortë mbi tridhjetë vite. Anëtarësia e LDK-së vazhdon rrugëtimin e saj me besnikëri ndaj këtyre tri shkronjave të arta, pa pyetur fare për individët se kush është kryetarë i saj, kush vjen apo kush shkon. Mësim me bindje të fuqishme se individi nuk ka shumë rëndësi për neve sepse individët shkojnë dhe vijnë, kryetarët shkojnë e vijnë edhe anëtarët e kryesisë shkojnë dhe vijnë, LDK mbetet përgjithmonë dhe e pamposhtur”, shprehet fillimisht Tahiraj.

I pyetur se a mund të dëmtohet LDK, në rast se Osmani do të krijonte një listë të veçantë në zgjedhjet e ardhshme, Tahiraj shprehet se nuk e ka fare këtë shqetësim.

Ai madje shprehet se shkuarja në një listë me Vetëvendosjen, për Vjosa Osmanin do të jetë një vetëvrasje politike.

“Nuk kam kurrfarë shqetësimi se LDK mundë të dobësohet me formimin e listës qytetare nga Osmani. Aty mundë të shkojnë vetëm individët që kurrë nuk kanë qenë stabil dhe kanë shëtitur nëpër parti tjera. Ky elektorat është shumë i vogël dhe asnjë parti serioze nuk mundë dhe nuk duhet të llogarit në ta sepse të lejnë në gjysmë të rrugës. Deklarimi i Osmanit se mundë të shkojnë në një listë të përbashkët me VV-në është një vetëvrasje politike për vetë Osmani sepse elektorati i LDK-së do e thellojë kufirin ndarës me Osmanin. Veprimet vandal në vazhdimësi të VV-së ndaj institucioneve të Kosovës janë në kundërshtim të plotë me filozofin politike të LDK-ës si parti institucionaliste shtet-formuese dhe shtet-ndërtuese. LDK dhe anëtarësia e saj kurrë nuk mund të e lejojnë të shkatërrohet ajo që me aq mundë dhe sakrificë e ndërtuan. Pra, janë dy koncepte politike krejtësisht të kundërta njëra me tjetrën, njëra parti institucionaliste dhe tjetra parti e rrugës dhe vandalitetit”, tha ai.

Ai paralajmëron ish-nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani, se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk lejon konkurrencë brenda partisë së tij.

“Nëse Osmani e bënë këtë gabim përfundimisht do vetëshkatërrohet politikisht. Diktatori Kurti nuk lejon konkurrencë brenda partisë së tij, e aq më pak një Vjosa Osmani që vjen nga jashtë partisë së tij dhe me koncepte politike krejtësisht tjera. Infrastruktura e VV-së shumë mirë e organizuar dhe e komanduar nga një diktatorë do e shkatërrojë përfundimisht dhe se do i merr vetëm ato pak vota që do i sjellë Osmanit”, ka deklaruar Tahiraj.

Krejt në fund, ai i propozon Osmanit se i vetmi shpëtim për të do të jetë sikur të garojë në listën e LDK-së. Ndërsa, thekson se LDK dhe znj. Osmani duhet t’i harrojnë inatet personale dhe të bisedojnë qetë dhe shtruar të dy palët.

“LDK dhe Osmani, mendoj se duhet të arrijnë një marrëveshje, dhe të shkojnë në zgjedhje me një listë të përbashkët. Kjo do të jetë në të mirën e dy palëve e më shumë në të mirën e Osmanit, sepse do shpëtojë nga dështimi i madh. Sa më larg VV-së dhe më afër LDK-së do jetë rruga e duhur që duhet ndjekur Vjosa Osmani. Këtë që po e them unë e vërtetoj prapë sot sjellja vandale e VV-së në Parlament. Kjo parti nuk dinë ndryshe, e provojë me Qeverinë dhe dështojë shumë shpejt andaj është kthyer në traditën e saj vandale. Kujdes, Osmani sepse nuk keni asgjë të përbashkët me ato banda shkatërruese të shtetit tonë të dashur”, tha krejt në fund, Saim Tahiraj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat