Fyeu diasporën shqiptar: Paditet “gërrnaçi” – mërgata ishte faktori kryesor i luftës dhe organizimit të UÇK-së

Politika

Fyeu diasporën shqiptar: Paditet “gërrnaçi” – mërgata ishte faktori kryesor i luftës dhe organizimit të UÇK-së

Nga: N.Sh Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:56
Valon Syla

Një fushatë e paparë më herët ndaj mërgimtarëve tanë është bërë nga gazetari Valon Syla.

Syla ka vite me radhë që diasporën shqiptare i quan “gërrnaça”.

Pas këtyre deklaratave të Sylës, kanë vërshuar reagimet.

Nga diaspora shqiptare pritet që të ngritin padi ndaj gazetarit.

Në lidhje me këtë fyerje qe iu bë diasporës shqiptare, ka reaguar edhe analisti politik Nexhat Haziri.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se, deklaratat e gazetarit Valon Syla bërë për mërgatën tonë, janë tepër fyese jo vetëm për ata por edhe për familjet e tyre dhe për gjithë Kosovën.

“Nuk arrijë dot ta kuptoj këtë frustrim të z. Syla me mërgatën tonë, kur kihet parasysh se ata ishin fuqia esenciale e lirisë së Kosovës, por edhe të ngritjes së saj ekonomike dhe sociale për gjithë këtë vite të pasluftës, thotë Haziri.

Sipas tij, mërgata shqiptare ishte faktori kryesor i luftës së Kosovës në okupimin nga Serbia.

“Pa faktorin mërgatë, Kosova nuk do të ishte këtu ku është sot, ishin mërgata ata që e mban gjallë funksionimin e shtetit paralel të Kosovës në kohë okupimi nga Serbia, ishte faktori kryesor i luftës dhe organizimit të UÇK-së, i rindërtimit të Kosovës së pasluftës dhe sot janë shtyllë kryesore e ekonomisë së vendit tonë”, shton ai.

Ai vlerëson se, gati 1 miliard euro janë remitencat nga mërgata shqiptare.

“Remitencat nga mërgata e jonë arrijnë gati në 1 miliard euro në vit, dhe kjo ka shumë rëndësi për Kosovën dhe kjo duhet të merret parasysh dhe të respektohet nga institucionet shtetërore por edhe nga populli i Kosovës”, potencon ai.

“Kush do që fyen dhe nëpërkëmbë këtë mbështetje nga mërgata jonë, ka fyer jo vetëm historinë e Kosovës, por edhe të ardhmen e saj”, përfundon Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat