Daçiqi në hall: Zor të gjendet garniturë politike në Kosovë pozitive ndaj qëndrimeve serbe

Politika

Daçiqi në hall: Zor të gjendet garniturë politike në Kosovë pozitive ndaj qëndrimeve serbe

Nga: B.S. Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 09:00
Ivica Daçiq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar sot se vështirë se mund të gjendet ndonjë garniturë politike në Kosovë, e cila do të jetë pozitive ndaj qëndrimeve serbe.

"Sa herë që ka zgjedhje të reja në Kosovë, do të ketë tensione rreth formimit të qeverisë së re në Prishtinë, por gjëja më e rëndësishme për ne është paqja," tha Daçiqi për TV-në serbe "Happy", duke deklaruar se shumë "gatime" në Kosovë në periudhën e mëparshme kanë ndodhur për shkak të arrestimit të disa udhëheqsve të Kosovës.

Ai ka vlerësuar si "jo serioze" atë që ka kaluar kaq shumë kohë derisa Gjykata Kushtetuese në Prishtinë mori vendim që qeveria atje praktikisht ka rënë.

Daçiq ka thënë se tani, për herë të parë, Kuvendi i Serbisë do të shqyrtojë raportin e Komisionit Evropian mbi përparimin e Serbisë, duke shtuar se Bashkimi Evropian (BE) vazhdimisht thotë se shpejtësia e pranimit varet nga negociatat me Prishtinën.

"Por ka disa fjali që mungojnë, se BE-ja nuk ka bërë asgjë për të zbatuar marrëveshjet e arritura midis Beogradit dhe Prishtinës. Çdo pesë minuta, Prishtina gjen një justifikim," tha Daçiq.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për "tradhtimin e Kosovës", ai tha se Kosova "jo që nuk u tradhtua, por u kthye në tryezën e negociatave".

"Puna tani është të ruajmë atë që mund të ruhet," tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat