Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, analisti: Shans për drejtësinë në Kosovë

Politika

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, analisti: Shans për drejtësinë në Kosovë

Nga: A.SH Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 13:49
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese një ditë më parë rrëzoi Qeverinë Hoti, duke e shpallur të pavlefshme votën e ish-deputetit Etem Arifi.

Analisti politik, Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot” ka kometuar këtë vendim duke thënë se kjo shihet si një shans për drejtësinë në Kosovë.

“Nëse gjatë procesit prodhues të një artikulli ushqimorë, ndodhë një gabim ku infiltrohen mbetje toksike, helme. Duhet të hudhet e gjithë shazha e jo të bëhet përpjekje kinse po selektojmë pjesë të ushqimit të pahelmuar me atë të helmuar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për ta shpallur të jashtëligjshëm aktivitetin e një deputeti të gjykuar për vepër penale, është dhe duhet të shihet si një shans për drejtësinë në vend”, thotë ai.

Image
Leon Duhanaj

 

Por ai ngjallë dyshime duke thënë se, ky vendim mos është përpjekja për të bërë drejtësi selektive.

“Megjithatë, ajo çfarë me bën dyshues dhe me shqetëson, është përpjekja për të bërë drejtësi selektive. Ky vendim duhet të vlejë për ketë legjislaturë, pra të gjitha vëndimet nga 6 tetori 2019. Në fakt, nga aspekti juridik gjendja do duhej kthyer para 6 tetorit 2019, sepse i njëjti person është çertifikuar jashtëligjshëm dhe ka votuar dy qeveri jashtëligjshëm. Pjesa tjetër e vendimeve të marrura nga të dy qeveritë, duhet të trajtohet politikisht, ngase prioritet duhet të ketë prosoperiteti dhe stabiliteti i vëndit”, shprehet më tej Duhanaj.

Në fund shton se, është mirë që Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim pozitiv rreth vendimeve të qeverisë/ve, por, nga aspekti i drejtësisë, e ka ndarë interpretimin e lëndës në gjysmë pasi që e ka trajtuar vëtëm njërën qeveri.

“Në këtë kontekst, është mirë që Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim pozitiv rreth vendimeve të qeverisë/ve, por, nga aspekti i drejtësisë, e ka ndarë interpretimin e lëndës në gjysmë pasi që e ka trajtuar vëtëm njërën qeveri. Në fakt vendimet do duhej të ishin përtej kësaj dhe për të ardhmen. Është mirë që ndodhi kjo, që besoj që për të ardhmen do ketë impakt pozitiv, pasi që apriori do t'i përjashtoj nga politika të gjithë ata që bien në kundërshtim me ligjin”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat