Zhvillime dramatike, i vjen përkrahja e madhe Avdullah Hotit: Ja si e shantazhoi partia e Haradinajt – ky ishte suksesi më i madh

Politika

Zhvillime dramatike, i vjen përkrahja e madhe Avdullah Hotit: Ja si e shantazhoi partia e Haradinajt – ky ishte suksesi më i madh

Nga: N. H Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:53
Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që konstatoi që qeveria që udhëheqë ai, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Ai tha se do ta respektojë këtë vendim pa asnjë diskutim.

“Tash është obligim kushtetues që të përfillim procedurat për shpalljen e zgjedhjeve brenda afatit kushtetues", tha Hoti në një konferencë për media të martën.

“Do të jemi në krye të detyrës për t’u marr me obligimet që i kemi karshi qytetarëve të vendit, sidomos me menaxhimin e situatës me pandeminë, për të cilën kemi treguar rezultate të mira”, u shpreh ai.

Lidhur me zhvillimet e fundit dramatike në vend, për këto cështje ka folur analisti Bajraj.

Njohësi i çështjeve politike, Fatmir Bajraj, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, këtë periudhë të Qeverisë Hoti e ka konsideruar si të suksesshme.

Ai shprehet se e gjithë kjo kohë ishte një momentum krucial për fatin e vendit, nuk ishte favor dhe as privilegj për LDK-në, dhe kryeministrin Hoti, përkundrazi, sipas tij, ishte një sakrificë dhe përgjegjësi e lartë kushtetuese dhe shtetërore.

Image
Fatmir Bajraj

“Qeverisja e vendit nga LDK-ja dhe partneret e koalicionit, pas dezertimit të ish kryeministrit Kurti dhe të LVV-së, në ushtrimin e pushtetit dhe përgjegjësive kushtetuese për çfarë kishte kërkuar dhe kishte marrë mandatin, në një kontekst politik sfidues dhe në një momentum krucial për fatin e vendit, nuk ishte favor dhe as privilegj për LDK-në, dhe kryeministrin Hoti, përkundrazi; ishte një sakrificë dhe përgjegjësi e lartë kushtetuese dhe shtetërore, sidomos kur dihej fakti se vendi ishte i izoluar dhe në një pozitë inferiore përballë Serbisë së Vuçiqit dhe shihej me përbuzje nga partneret tanë strategjik të cilët e shihnin me dyshim të ardhmen e Kosovës dhe shtetësisë së saj të lëkundur së fundmi edhe nga z.Kurti në pozitën e kryeministrit”, shprehet analisti Bajraj.

Tutje, Bajraj deklaron se qeveria e Avdullah Hotit mori mbi supe fatin e vendit duke u përballur suksesshëm me pandeminë, duke e nxjerrë kështu vendit nga izolimi si rezultat i Qeverive pararendëse; Haradinaj dhe Kurti.

“Qeveria Hoti, mori mbi supe fatin e vendit duke u përballur suksesshëm me pandeminë me Covid -19, pasojat që sjellë pandemia dhe mbi të gjitha nxjerrjen e vendit nga izolimi si rezultat i Qeverive pararendëse; Haradinaj dhe Kurti, duke e dërguar dhe hapur rrugët e Kosovës në qendrat e vendosjes dhe me theks të veçantë, në Bruksel e Uashington, duke mos lënë anash edhe Berlinin, Londrën dhe Parisin”, ka thënë Bajraj.

Me tej ai përmend edhe marrëveshjen historike të Uashingtonit, të 4 shtatorit 2019 në Shtëpinë e Bardhë, nën patronatin e Presidentit amerikan, Donald Trump, si dhe njohja e Republikës së Kosovës nga ana Izraelit, gjë për të cilat Bajraj mendon se janë atribute të një politike të përgjegjshme.

“Janë politikë largpamëse të kryeministrit Hoti në raport me partneret tanë strategjik dhe mbi të gjitha, me sponsorizuesin kryesor të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Amerikën. Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ajo kundër ç’kapjes së shtetit, përkundër brishtësisë në numra të Qeverisë Hoti, ka vazhduar me vendosmëri të palëkundur të Kryeministrit Hoti, gjë që flasin edhe shkarkimet e shefave të disa Agjensioneve shtetërore përfshi edhe ky i fundit me shkarkimin e Gashit nga pozita e Shefit të AKI-së për shkak të sjelljes dhe përformimit anti-kushtetues”, tha ai.

Krejt në fund, Bajraj, thekson se në vazhdimësi qeveria Hoti ishte e shantazhuar, mirëpo, sipas tij, ia ka dalë mbanë deri këtu të menaxhojë suksesshëm dhe qeverisë vendin më duar të pastërta, pa afera korruptive.

“Qeveria dhe Kryeministri Hoti, edhe pse në njërën anë me partnerë sfidues të koalicionit dhe shpesh herë edhe intrigues e shantazhues, dhe në anën tjetër; me një opozitë destruktive dhe komplotiste siç është pikërisht VV-ja e Kurtit, ia ka dalë mbanë deri këtu të menaxhojë suksesshëm dhe qeverisë vendin më duar të pastërta, pa afera korruptive dhe me menaxhim profesional të buxhetit dhe parasë publike. Kryeministri Hoti, qeverisi vendin me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, me një qasje dhe kulturë politike unike, dhe me një sjellje të urtë, të butë dhe akademike, gjë që e bënë tepër të dallueshëm me pararendësit; Haradinaj, Thaçi e Kurti”, tha krejt në fund, analisti Fatmir Bajraj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat