Analisti politik “godet” Ramush Haradinajn: I sëmur për pushtet, ëndrrën ia prishi Gjykata Kushtetuese

Politika

Analisti politik “godet” Ramush Haradinajn: I sëmur për pushtet, ëndrrën ia prishi Gjykata Kushtetuese

Nga: A.Z Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 21:41
Ramush Haradinaj

Tash e sa kohë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po insiston të jetë president i Kosovës, por sot u raportua se Haradinaj do të jetë bartës i listës në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Pra, thuhet se Haradinaj ka hequr dorë përkohësisht nga posti i presidentit.

Lidhur me këtë analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se më në fund Haradinaj u zgjua dhe u vetëdijesua se përpjekjet për tu bërë president ishin të kota, planin i"a prishi Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet parlamentare.

Ai thotë se Haradinaj ka hequr dorë nga posti i presidentit për shkak të ambicieve për tu bërë bartës i listës së AAK-së, e për të konkuruar për kryeministër .

“Më në fund i nderuari Ramush Haradinaj u zgjua e u vetëdijesua se të kota ishin përpjekjet për t'u bërë president i Kosovës, Haradinaj lundronte e përkundej në djepin e ëndrrave absurde për t'u ulur në karrigen më të lartë të Republikës së Kosovës. Kryetari i AAK-së nuk hiqej kollaj nga kjo dëshirë, po planin ia prishi Gjykata Kushtetuese për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Hoqi dorë nga posti i presidentit për shkak ambicieve më të larta, më të mëdha e më të vlefshme për t'u bërë bartës i listës së AAK-së e për të konkuruar për kryeministër”, tha ai.

Tutje ka theksuar se të gjithë e dimë se Haradinaj nuk është i pasionuar vetëm për pushtet por edhe për poste kyçe të kryeministrit. Sipas Mehazit, Haradinaj duke e parë konkurrencën në mes partive, ka qenë i detyruar të braktisë kandidaturën për president e të shpëtoj AAK-në nga humbja.

“Haradinaj të gjithë e dimë dhe e njohim se ai jo vetëm që është i pasionuar e i sëmurë për pushtet, por edhe për poste kyçe të kryeministrit. Duke parë patjetërshmërinë e zgjedhjeve të reja parlamentare që do mbahen në janar, duke vërejtur konkurrencën e fuqishme të partive tjera politike e rënien e elektoratit të AAK-së, e për ta larguar rrezikshmërinë e zhdukjes së partisë së tij, Haradinaj ka qenë i detyruar të braktisë kandidaturën e presidentit për t'i marrë frenat, të shpëtojë e të mbajë gjallë AAK-në e tij nga humbja dhe shkrirja e saj si parti politike”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat