Philip Reeker: Ballkani do të jetë në fokus të ShBA-së deri sa të arrihet integrimi i plotë transatlantik!

Politika

Philip Reeker: Ballkani do të jetë në fokus të ShBA-së deri sa të arrihet integrimi i plotë transatlantik!

Nga: B.S. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 08:00
Philip Reeker

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-së Philip Reeker është i bindur se administrata e presidentit Joe Biden do të mbetet e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor derisa të arrihet integrimi i plotë transatlantik.

- Nuk mund ta marr me mend se çfarë do të bëjë administrata e Bidenit, por mund të them se angazhimi amerikan ndaj Ballkanit Perëndimor dhe partneriteti ynë me Serbinë është i qëndrueshëm, nga një administratë në tjetrën - tha Reeker në një intervistë për agjencinë serbe Tanjug, duke shtuar se beson se mbështetja do të mbetet e fortë

- Në atë kontekst, unë jam i bindur se interesat e Shteteve të Bashkuara janë mbi "politikën amerikane" dhe se këto interesa do të vazhdojnë të jenë udhëzues në marrëdhëniet tona drejt një të ardhmeje më të ndritshme, më të prosperuar, të qëndrueshme dhe gjithnjë e më evropiane të Serbisë dhe rajonit - theksoi Reeker.

I pyetur për të sqaruar deklaratën e tij se status quo-ja midis Beogradit dhe Prishtinës është e paqëndrueshme dhe se marrëveshjet e Uashingtonit janë shembull i udhëheqjes për të cilën Ballkani Perëndimor ka nevojë dhe çfarë do të thotë kjo kur bëhet fjalë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, Reeker tha se Kosova dhe Serbia ato nuk do të arrijnë potencialin e plotë të bashkëpunimit derisa të zgjidhen mosmarrëveshjet e tyre.

- Me ndërmjetësimin e Shtëpisë së Bardhë, më 4 shtator, u arritën marrëveshje me kryeministrin e Kosovës Avduljah Hoti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të cilat hapën perspektiva të reja për bashkëpunim dhe forcimin e masave të ndërtimit të besimit - thotë Reeker.

Ai thekson se këto marrëveshje kanë forcuar themelin për marrëveshjet e ardhshme, duke hapur perspektivën për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, për të cilat, përkujton ai, po punon edhe vetë BE-ja, e cila përndryshe mbetet përparësia kryesore e SHBA-së në rajon.

- Zbatimi i këtyre marrëveshjeve jo vetëm që do të sjellë rritje dhe punë për qytetarët e Serbisë dhe Kosovës, por do t'i bindë ata të kenë një të ardhme më të ndritur në shtëpi, në vendet e tyre dhe do të kontribuojnë në pajtimin dhe përparimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor - thotë Reeker.

I pyetur për të shpjeguar se çfarë nënkupton për Serbinë dhe pozicionin e saj si vend neutral ushtarak ajo që para do kohë e ka thënë në një tubim të fundit rajonal online - se Ballkani Perëndimor do të mbetet fokusi i Shteteve të Bashkuara derisa të arrihet integrimi i plotë transatlantik, Reeker theksoi se Moska dhe Pekini po punojnë në mënyrë aktive kundër arritjes së qëllimeve të vendosura në rajon - "integrimin e tij me Perëndimin".

Por, thekson ai, Serbia ka vendosur vetë që e ardhmja e saj është në Perëndim, së bashku me anëtarësimin në BE.

- Ne e mbështesim këtë dhe do të dëshironim të ishim, së bashku me partnerët evropianë, pjesë e përzgjedhjes së partnerëve serbë. Për këtë qëllim, kemi investuar përpjekje, energji dhe burime të konsiderueshme për të ndihmuar Serbinë të kuptojë interesin e saj strategjik në integrimin evropian - thotë Reeker.

Ai gjithashtu thekson se rruga e Serbisë për anëtarësimin në BE është e qartë. "Udhëheqja serbe e di se çfarë duhet të bëjë për të ecur përpara në atë rrugë," tha Reeker, duke shtuar:

- Shpresojmë që Serbia të bëjë përparim të shpejtë drejt këtij qëllimi, i cili përfshin përmirësimin e sundimit të ligjit, lirinë e mediave dhe harmonizimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë me Bashkimin Evropian.

Në kontekst të qëdnrimit që rajoni do të mbetet në fokusin e Shteteve të Bashkuara derisa të marrë një strukturë të plotë transatlantike dhe në pyetjen nëse Serbia duhet të shqetësohet për presionet e mundshme, si dhe cili do të ishte mekanizmi dhe qëllimi i një presioni të tillë, Reeker indirekt përgjigjet, duke theksuar së pari se Evropa, dhe veçanërisht Ballkani Perëndimor, janë qendra e padyshimtë e konkurrencës gjeopolitike.

- Ne vazhdojmë të dekurajojmë ndikimin rus dhe kinez në Serbi dhe kjo përfshin vazhdimisht përkujtimin e udhëheqjes serbe se asnjë nga këto marrëdhënie nuk ndihmon në arritjen e qëllimit strategjik të Serbisë për t'u bashkuar me BE-në, por në të vërtetë ndikojnë në të kundërtën - thotë Reeker.

SHBA-ja dhe BE-ja, shpjegon ai, besojnë se interesat e tyre kolektive shërbejnë më së miri në "çimentimin" e normave demokratike, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin bazuar në vlera të përbashkëta dhe një të ardhme të përbashkët.

- Rusia në Serbi përdor një fushatë dezinformimi në mënyrë që të shpërqendrojë publikun nga simpatitë që ajo kultivon ndaj idealeve dhe qëllimeve perëndimore, dhe gjithashtu minon institucionet demokratike - pretendon Reeker.

Nga ana tjetër, Kina përdor investime, të cilat zakonisht nuk janë transparente, as projekte me cilësi të lartë, në mënyrë që të "mbathë" rrugën e saj për në Serbi, tha zyrtari amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat