Skenari, ja si LDK-ja e ‘shpartallon’ LVV-në!

Politika

Skenari, ja si LDK-ja e ‘shpartallon’ LVV-në!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 19:15
LDK

Tashmë është zyrtare. Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen në fund të muajit janar, ose në javën e parë të muajit shkurt.

Entuziazëm i madh e ka kapluar Lëvizjen Vetëvendosje, pas fitores që ndodhi në Podujevë ku fituan bindshëm kundër LDK-së.

LVV-ja sipas shumë analistëve por edhe nga shumë politikanë si dhe sipas disa sondazheve që po bëhen në Kosovë, mund të arrijë mjaft lart në vendin e parë.

Kështu për LVV-në do të jetë një rekord sa i përket votave, mirëpo ky entuziazëm mund të prishet nga LDK-ja.

Por, si të arrihet ky sukses?

LDK-ja si partia më e vjetër në Kosovë, e cila mbartë mbi supet e saja mjaft shumë vendime të mëdha e të rëndësishme për Kosovën, mund ta ndryshoj rezultatin zgjedhor, i cili paraprakisht, mund të thuhet se është i qartë.

Me disa ndryshime në kryesin e kësaj partie, por edhe me një kandidat të ri, LDK-ja, do të ketë mundësin e artë që të fitoj kundër LVV-së, çdo skenar tjetër është fatal për LDK-në.

LDK-ja e cila këtë kohë nuk po kalon qaste të këndshme, atëherë nëse humbet edhe këto zgjedhje, do të jetë një epokë jo e këndshme për të, e që do të mbahet mend shumë gjatë.

Kjo për faktin se ka vite që nuk ka arritur të dal partia e parë në vend.

E ky rezultat i LDK-së, do të varet shumë nga kreu i saj “shpirtëror” që s’po lëshon rrugë për të rinjtë e LDK-së.

Në LDK, ka kuadro të mjaftueshme duke filluar nga akademikë, profesor e dr. shkencave, por që janë të rinj në moshë, e ndoshta janë edhe të “shtypur”, nga politikanët e karrierës në LDK.

Pas humbjeve të njëpasnjëshme, e sidomos pas humbjes në Podujevë, të ashtuquajturi kasta e vjetër e LDK-së, duhet të lëshoj rrugë.

Kjo rrugë do të jetë fitimtare për LDK-në, ndryshe pasojat do jenë të mëdha.

LDK-ja si partia djathtiste, mjaftë e fuqishme që nga formimi i saj e deri më sot, është e vetmja mundësi që mund t’i kundërpërgjigjet Lëvizjes Vetëvendosje.

Partitë tjera, në këtë kohë janë vetëm emra dhe numra në listën e KQZ-së. Asgjë më shumë!

Në kohën kur LVV-ja është duke punuar me rininë në Kosovë, LDK-ja me politikanët që tashmë do duhej të ishin në pension nuk kanë se si të bëjnë takime me rininë, andaj edhe shpresa e vetme për të fituar në zgjedhje janë rinia, por këtë shpresë për LDK-në ua shuan LVV-ja, pasi që kanë punuar me vite në këtë drejtim.

Nëse LDK-ja dëshiron t’i fitoj këto zgjedhje, atëherë padyshim do duhej që Isa Mustafa të jap dorëheqje dhe të anashkalohet me një anë, e ti ftoj të rinjtë që të vendosin për fatin e tyre dhe fatin e Kosovës.

Epoka e rinisë tashmë ka ardhur! Ata vendosin se kë duan ta bëjnë kryeministër dhe president!

LDK-ja duhej që ta vendos një njeri të zotin, dijetar, të jetë i urtë, por shumë i kujdesshëm ndaj kundërshtarëve politik. Ai duhet të jetë unifikues i kësaj partie, me secilin anëtarë të saj.

LDK-ja ka mundësi që me një ndryshim të shpejt në këtë parti, pasi që nuk ka kohë të mjaftueshme për të zgjatur këtë proces.

Në kohën kur LVV-ja po rritet fuqishëm, LDK-ja duhet të riformohet, të ndërroj disa personalitete, nuk do të thotë t’i largojë nga partia, por të rrinë më anash dhe të freskohet me fytyra të reja.

LDK-ja ka pri në shumë procese të rëndësishëm në shtetndërtimin e Kosovës, andaj është shumë e dhimbshme për këtë parti politike që mos të ngritët fuqishëm. Ajo duhet shpejt e më shpejt të fuqizohet dhe në zgjedhjet e ardhshme, të dal fuqishëm para LVV-së, para partive tjera dhe para popullit të Kosovës!

Nëse LDK-ja dëshiron votën e popullit, atëherë do duhej t’i ndërroj personalitetet e saja që kërkojnë votën e qytetarit.

Tashëm ka dekada që me fytyra të njëjta LDK-ja po kërkon vendin e parë, por që kurë s’e ka arritur.

E për ta bërë këtë, në listat zgjedhore do duhej të jenë emrat rinj, jo ata që u plakën duke kërkuar votën, por që dështuan në vazhdimësi.

LDK-ja ka emër, dije e guxim! Në LDK duhej të ngritët zëri i rinisë, e mos të ndalen derisa të bëjnë ndryshime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat