A mund t’i besohet “dorëzimit” të Ramush Haradinajt?

Politika

A mund t’i besohet “dorëzimit” të Ramush Haradinajt?

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 24 dhjetor 2020 Në ora: 09:33
Ramush Haradinaj

Tash e sa kohë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po insiston të jetë president i Kosovës, por së fundmi u raportua se Haradinaj do të jetë bartës i listës në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Pra, thuhet se Haradinaj ka hequr dorë përkohësisht nga posti i presidentit.

Gjithashtu, Haradinaj në një deklaratë publike theksoi se nëse dikush prej familjes Jashari do të kandidojë për president, ai do të heq dorë nga ky post.

Duhanaj: Pretendimet e Haradinaj, strategji për pushtet

Lidhur me këtë, analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ndoshta ka qenë ndër të paktët që kandidaturën e Haradinaj, e ka parë si pjesë të strategjisë për pushtet. Sipas tij, Haradinaj e ka shfytëzuar momentin për të ngritur vlerën AAK-së me qëllim të zgjerimit të qeverisë.

Image
Leon Duhanaj

“Ndoshta kam qenë ndër të paktët që kandidaturën e z. Haradinaj, e kanë parë si pjesë të strategjisë për pushtet. Jam i bindur që edhe ai vetë e ka ditë që nuk arrihet, por e ka shfrytëzuar momentin për ta ngritur vlerën e AAK-së në bisedime të mundshme për zgjerim të Qeverisë. Pë ketë arsye, tani me rënien e Qeverisë, kemi krejtësisht rrethana të reja dhe kandidatura e tij është me se normale”, tha ai.

Më tej, ai ka shtuar se Haradinaj e paska kuptuar se për postin e presidentit, figurat ose vine nga partitë e mëdha ose nga zarfi, gjë që Haradinaj nuk i takon asnjërës.

Si zgjidhje të mirë Duhanaj e konsideron që vazhdimin e rrugës politike në Aleancë t’ia lëshojë pozitën ndonjë të riu.

“Edhe pse unë do ta prisja një pikë konsistence nga z. Haradinaj, por ja që e paska kuptuar se për postin e presidentit, figurat ose vinë nga partitë e mëdha, ose nga zarfi. Z. Haradinaj, e që nuk i takon as njërës as tjetrës, nuk besoj që do t'i ofrohet kjo mundësi. Në ketë kontekst, konsideroj që vazhdimi i rrugës politike në Aleancë, është zgjidhje e mirë, nëse nuk e sheh të rrugës t'ia lëshoj pozitën ndonjë të riu, apo të reje”, tha ai.

Mulliqi: Tërheqje “taktike” e Haradinajt

Këtë e ka komentuar edhe njohësi i çështjeve politike, Skënder Mulliqi, i cili ka thënë se kriza e koalicionit e Qeverisë Hoti, ka filluar të theksohet që nga paraqitja e kandidaturës për president të Kosovës, të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ishte shprehur se nuk është i kënaqur me përfaqësimin e AAK-së në bisedime me Serbinë.

Ndërsa lidhur me votën e paligjshme të Etem Arifit, në Kosovë filloi një situate e re politike, duke shkuar prap në dy palë zgjedhje të parakohshme nacionale.

“Kriza e koalicionit të Qeverisë Hoti, fillojë të theksohet me paraqitjën e kandidaturës për president te Kosovës, të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ishte shprehur paraprakisht se nuk është i kënaqur as me përfaqësimin e AAK-së në bisedime me Serbinë . Por, posti i të parit të shtetit bëri që të bëhët "mollë sherri" jo vetem për AAK-në por për të gjitha partitë politike pretendente. Me vendimin e Kushtetueses lidhur më Etem Arifin si deputet i paligjshem , me votën e të cilit edhe u formua qeveria Hoti, Kosova erdhi në një situatë të re politike, duke shkuar sërish mbrenda një harku kohor të shkurtër në dy palë zgjedhje të parakoshme nacionale , më të cilat jemi mësuar që nga viti 2008”, tha ai.

Image
Skënder Mulliqi

Tutje ka theksuar se bazuar nga situatat, kanë ndryshuar edhe qëndrimet e partive politike, lidhur me postin e presidentit. AAK-ja gjithmonë e ka nominuar për kryeministër liderin e saj, Ramush Haradinajn.

Mulliqi thotë se cdo parti në kohë të zgjedhjeve bën përpjekje të rrisë elektoratin përmes njerëzve me autoritet, kështu edhe deklarata nga kreu i AAK-së, ka për bazë matematikat e saj pas rezultateve të zgjedhjeve.

“Krahas situatës së krijuar kanë ndryshuar edhe qendrimet e partive politike lidhur më postin e të parit të shtetit. AAK-ja edhe më parë edhe tash e ka nominuar për kryeministër liderin e saj, Ramush Haradinaj, dhe sigurisht së këtë praktikë nuk e ndryshon. Partitë lideriste sic janë sot në Kosovë, nuk bëjnë ndryshime në nominime kur vjen koha e zgjedhjeve nacionale, kështu as ky subjekt politik. Secila parti politike në kohë të zgjedhjeve bën përpjekje të ruan ose të rrisë elektoratin përmes njerëzve më autoritet .Edhe deklarata e fundit që vjen nga kreu më i lartë i AAK-së, ka për bazë matematikat, e saja pas rezultateve të zgjedhjeve”, tha ai.

Punën e presidentit Mulliqi e sheh si tërheqje taktike të tyre, prandaj nga AAK-ja nuk do heqin dorë as nga posti i presidentit dhe as nga posti i ekzekutivit. Ai thotë se zgjedhjet e reja do të ofrojn një mozaik krejtësisht ndryshe, ata që do të kenë shumicën në parlament do të kenë edhe favore më të mëdha.

“Puna e presidentit , mund të jetë tërheqje taktike e tyre.Prandaj, nga AAK-ja dëgjuam së nuk do të politike. Tjetër janë mundësite se si më ardhë deri të synimi i caktuar. Mua me duket së zgjedhjet e reja do të ofrojnë mozaik krejtë më ndryshe së deri më tash. Ata që do ta kenë shumicën në parlament do të kenë favore më të mëdha, por jo krejt kur dihet së për këtë post nevoiten votat e shumicës 82 syrësh”, tha ai.

Sipas Mulliqit, në bazë të zgjedhjeve të fundit në Podujevë, pritet që shumicën për parlamentin e ardhshëm ta ketë LV së bashku me Vjosa Osmanin, gjë që shumë partive do ua humb votat e deritashme meqë rast disa nuk do e kalojnë as pragun, që sipas tij do të jenë AKR dhe NISMA, kurse PDK, LDK dhe AAK ka mundësi të zbresin në vota.

“Ajo që na ka paralajmëruar nga zgjedhjet në Podujeve, pritët që shumicën për parlamentin e ardhshem do ta ketë LV së bashku më Listën e Vjosa Osmanit, dhe kjo pastaj shumë partive do tua humb votat e deritashme . Disa mendohet së nuk do të kalojnë as pragun zgjedhor, si AKR dhe NISMA,kurse PDK , LDK, dhe AAK ka mundësi të zbresin në vota.Nese ndodhë kjo e fundit, mund të ndryshojnë tëresisht konstelacionet në skenën tonë politike edhe lidhur më postet më të larta pushtetare”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat