Në prag të zgjedhjeve, analisti tregon synimin e VV-së

Politika

Në prag të zgjedhjeve, analisti tregon synimin e VV-së

Nga: M.H Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Ditë më parë Kushteteusja shpalli jokushtetuese votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti, me që rast në Kosovë shumë shpejtë priten të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

U.d e presidentit Vjosa Osmani të martën dhe mërkurën ka mbajtur takime me përfaqësuesit e partive politike në vend, për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Në lidhje me këtë temë, njohësi I çështjeve politike, Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që është pak e vëshirë që një subjekt politik të marr e vetme 51% të votave në vend.

Image
Muhamet Kelmendi

Kelmendi thotë që të gjitha partitë kanë komunat që dominojnë mirëpo që Prishtinën e synon tash ta marrë VV gjithashtu edhe Mitrovicë, Prizrenin e Gjilanin.

“Në Kosovë është vështirë, pothuajse e pamundur, që një subjekt vetëm për vetëm t'i merr 51% të votave në vend. Gjendja politike është e tillë që çdo subjekt politik i ka militantët e vetë edhe lokalitetet, komunat dhe anët ku dominon në skenën e vendit. Kështu është me LDK-në, me PDK-në, me AAK-në, me NISMEN etj. Të gjithë e dinë se AAK dhe LDK udhëheqin në Pejë, Klinë, Gjakovë, Deçan, PDK në Drenicë dhe NISMA në Malishevë. VV synon komunat si Prishtina, Mitrovica, Prizreni dhe Gjilani. Këto janë anët e sundimëve të partive politike”, u shpreh Kelmendi.

Më tej, njohësi i çështjeve politike shprehët që VV po synon të arrijë 51% e votave duke e parë edhe të arsyeshme nga kjo parti mirëpo sipas Kelmendit nuk do i bënte mirë që vetëm një subjekt të fitojë 51%.

Sipas tij për Kosovën është më e kapshme që të formohen koaliconet si formë e ndërtimi të pushtetit, me këtë kontrollohen reciprokisht dhe puna bëhet më efektive.

“Çdo njëra parti ka anët e veta të ndikimit dhe ku i merr votat. Këtej është pothuajse e pamundur që një subjekt tash të dal me 51%. Natyrisht se VV synon atë. Këtë e synojnë edhe subjektet tjera. Dhe, kjo është gjë normale në politike. Por, sa do të dalin, është një çështje tjetër. Natyrisht se Kosovës nuk i bënë mirë që të kemi një subjekt që i merr 51%. Për Kosovën janë më të kapshme koalicionet si formë e ndërtimit të pushtetit. Me këtë kontrollohen reciprokisht dhe puna bëhet më efektive. Tash gjendemi pranë zgjedhjëve të jashtëzakonshme dhe me siguri votuesit do të dinë të votojnë”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat