Zogaj: Duhet respektuar çdo vendim i Kushtetueses

Politika

Zogaj: Duhet respektuar çdo vendim i Kushtetueses

Nga: A.Z Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:04
Skënder Zogaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti duke u bazuar në votën e deputetit të dënuar Etem Arifi ka qenë i padrejtë dhe jo profesional.

Madje ai ka thënë se Gjykata Kushtuese nuk ka të drejtë të shpallë zgjedhje dhe se sa herë që po i kërkohet mendim ajo po shkruan pjesë të Kushtetutës që nuk e kanë nën kompetencë.

Lidhur me këtë analisti politik, Skënder Zogaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se vendimet nga Gjykata Kushtetuese janë të padiskutueshme dhe gjithçka duhet të zhvillohet sipas kushtetutës, gjë që nënkupton edhe rënien e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhjet e reja të parakohshme.

Ai ka thënë se edhe kryeministri Hoti bëri mirë që tha se kjo është përfundimtare dhe se mbetet vetëm shpallja e ditës së zgjedhjeve, dhe se para se të shpërbëhet parlamenti ka kërkuar që të aprovohet buxheti për vitin 2021.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm dhe gjithçka duhet të zhvillohet sipas kushtetututës, që nënkupton rënien e Qeverisë dhe shkuarje në zgjedhjet e reja të parakohëshme parlamentare, më së largu 40 ditë nga data e shpalljes dhe zyrtarizimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese! Kryeministi në detyrë Avdullah Hoti bëri mirë që tha se është përfundimtar dhe se, mbetet vetëm shpallja e ditës së zgjedhjeve, që vendi të ketë Qeverinë e re. Mirëpo, Hoti ka kërkuar që Parlamenti para se të shpërbëhet, duhet të aprovojë buxhetin për vitin 2021, sepse, nëse kjo nuk bëhet, vendi do të ndodhet në bllokadë financiare! Ndonëse e gjithë kjo po ndodh në kohën e ballafaqimeve të rënda politike dhe ekonomike, por edhe krizës sē madhe nga pandemia Covid 19, shkuarja në zgjedhje të reja është rast i mirë”, tha ai.

Tutje ka shtuar se deklaratën e vetme që e ka dëgjuar nga Mustafa lidhur me Gjykatën Kushtetuese, lideri i LDK-së nuk e ka kundërshtuar vendimin, por e ka vlerësuar jo të drejtë, duke e konsideruar plotësisht të pranueshëm.

Sipas Zogajt, vlerësimet ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese në media e debate janë me vlera të mëdha, meqë rast i’u shërbejnë institucioneve vendim-marrëse që ta shtojnë përgjegjësinë sidomos kur kanë të bëjnë me vendime të rëndësisë së veçantë, si ç është rasti i rrëzimit të qeverisë Hoti.

“Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e kam dëgjuar vetëm një deklaratë të Isa Mustafës, nē të cilën deklaratë, lideri i LDK-së nuk e ka kundërshtuar vendimin, përkundrazi e ka vlerësuar jo të drejtë, mirëpo e ka konsideruar të pakontestueshëm dhe plotësisht tē pranueshēm, duke theksuar se, partia e tij e ka pranuar dhe do ta zbatojë plotësisht! Përndryshe, mendoj se vlerësimet e ndryshme ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese nēpër media e debate, janë të shëndetshme për demokracinë, dhe me vlerë shumë të madhe, sepse iu shërbejnë institucioneve vendim-marrëse, që ta shtojnë dhe thellojnë përgjegjësinë e tyre sidomos kur kanë të bëjnë më vendime të rëndësisë së veçantë, siç ishte rasti shumë delikat i rrëzimit të Qeverisë Hoti, në kushtet e një situate ekstremisht të ndërlikuar për shtetin e Kosovës, që po rrëshqet kah rrezikimi i lirisë dhe pavarësisë, siç është rasti i BeH dhe Malit të Zi, ku dominojnë forcat e pakicave me disponim të keq antikombëtare ndaj shumicave autoktone etnike! Kosovën pakica serbe e ka të qartë se nuk mund ta dominojë etnikisht, prandaj, është e kuptueshme se do të përpiqet në mënyrat e tjera”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat