Qeveria e re, Burjani tregon se çfarë është e rëndësishme

Politika

Qeveria e re, Burjani tregon se çfarë është e rëndësishme

Nga: A.M. Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 20:35
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot” tregon se a mund të ketë marrëveshje për një koalicion në të cilën mund të përfshihen edhe  pozitat e rëndësishme si, posti i presidentit dhe  i kryeministrit.

“Në këto zgjedhje duket se duhet të ketë marrëveshje të plotë për një koalicion që formohet pas zgjedhjeve,  dhe të cilët do merren vesh edhe presidentin edhe për kryeministrin e shtetit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Burjani mendon se  është më rëndësi që të arrihet një koalicion që të formoj qeverinë e re.

“Pra të ketë një marrëveshje ose para zgjedhore ose pas zgjedhore, që të mos ketë vazhdim kronik të problemeve ose prap shteti të shkojë në zgjedhje. Kjo tash është temë shumë e komplikuar dhe nuk është e lehtë të zgjidhet. Me rendësi është që të arrihet një marrëveshje së paku e koalicionit të ardhshëm që formojnë qeverinë. Pra paraprakisht do të ishte pozitive të ketë marrëveshje”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat