Flet për “Bota Sot” Muharrem Sfarqa, kështu e quan grupacionin nga Ferizaji që iu bashkua Vjosa Osmanit

Politika

Flet për “Bota Sot” Muharrem Sfarqa, kështu e quan grupacionin nga Ferizaji që iu bashkua Vjosa Osmanit

Nga: F.M Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:08
Muharrem Sfarqa

Pas takimit që një pjesë e degës së LDK kishte me Vjosa Osmanin, si rrjedhojë e të cilës edhe u bashkuan me të, ka reaguar kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj Muharrem Sfarqa.

Përmes telefonit, Sfarqa theksoi për “Bota sot” se “ ky grupacion kanë qenë përfitues nga LDK, dhe të cilët i janë nënshtruar euforisë së momentit".

Gjithashtu Sfarqa deklaroi se “ata kanë treguar mungesë stabiliteti, gjoja në emër të reformimit ”.

Krejt për fund Muharrem Sfaqa theksoi se “LDK vetëm sa do të rritet, forcohet dhe do të bëhet më e madhe”.

Ky ishte reagimi i parë i kryetarit të degës së LDK në Ferizaj, dhe njëherit anëtar i kryesisë së LDK, pasi një grupacion nga pesë anëtarë të LDK-së në Ferizaj iu bashkuan Vjosa Osmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat