Kush do të fitojë në zgjedhje?

Politika

Kush do të fitojë në zgjedhje?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 25 dhjetor 2020 Në ora: 20:28
Foto ilustrim “Bota sot”

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me që rast vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, partitë politike kanë filluar lëvizjet e mëdha. Të gjitha partitë kanë filluar lëvizjet e para, duke shfaqur aderimet e reja, përmes të cilave synojnë të rrisin votat përmes besimit qytetarë.

Pothuajse secila parti, pavarësisht nivelit të besimit të tyre, hyjnë me shpresë në zgjedhjet e reja. Edhe pse akoma nuk janë shpallur ato, pritet që shumë shpejt u.d. presidentit, Vjosa Osmani, të shpall datën e zgjedhjeve, e cila sipas të gjitha gjasave do të jetë ne fund të janarit, eventualisht në fillim të shkurtit.

Partitë e mëdha VV, LDK, PDK, AAK, si dhe dy të tjera që mezi kaluan pragun NISMA dhe AKR, shfaqen optimiste për rezultatin e zgjedhjeve. VV mendon të jetë dyfishuar, ndërkohë që PDK pret që të ketë rritje, e të njëjtën gjë e deklarojnë edhe nga LDK.

Edhe AAK pret që të ketë rritje më numër dyshifror. Edhe pse disa e dinë,thënë më mirë kanë sondazhet e brendshme përmes të cilave e kuptojnë se ku qëndrojnë, megjithatë, në publik shpërfaqën plotë me disponim. Natyrisht, se kjo është krejtësisht e kuptueshme për të rritu moralin e votuesve të tyre, gjithsesi rezultati i zgjedhjeve të reja pritet që të tregoj më së miri se ku qëndrojnë secila parti.

Një gjë është e sigurt se asnjë parti nuk qëndron në votat e 6 tetorit të 2019, dikush do rritet e dikush do zvogëlohet, gjithsesi ndryshime do të ketë. Dikush do të shpërblehet, dikush do të ndëshkohet, varësisht nga veprimet e tyre që kanë ndodhur. Realisht kjo është krejtësisht legjitime, dhe krejtësisht e frytshme për demokracinë.

Por, janë partitë politike që duhet të dëgjojnë zërin e qytetarëve, jo të bëhen kryeneçë duke injoruar zërin e tyre. Arroganca nuk durohet nga qytetarët, ata e ndëshkojnë këtë. Partitë politike duhet të mbajnë ison e zërit të qytetarëve, ata janë punëdhënësit derisa qeveritarët duhet të jenë shërbyes të qytetarëve, të interesave të tyre.

Qytetarët e Kosovës, më saktësisht të rinjtë që kanë lindur paslufte, kanë tjetër vizion, i shohin gjërat ndryshe, ata nuk duan me ja ditë kush ka bërë e çfarë kanë bërë më herët, ata duan punë, duan drejtësi, shëndetësi, armim mbi të gjitha duan dinjitet. Ajo parti, apo ai lider që i dëgjon shqetësimet e tyre, dhe u përgjigjet atyre me përulësi do e merr votën e qytetarëve, të tjerët do të ndëshkohen.

Pavarësisht sondazheve që publikojnë partitë politike, ato janë më tepër propaganda, e vërteta do të merret vesh në kutitë e votimit, në zgjedhjet që shumë shpejt pritet të mbahen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat