Krasniqi parashikon, këto janë partitë që nuk e kalojnë pragun, tregon emrin për kandidat nga LDK

Politika

Krasniqi parashikon, këto janë partitë që nuk e kalojnë pragun, tregon emrin për kandidat nga LDK

Nga: G.B Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 16:08
LFK

Shumë shpejt në Kosovë do të mbahen zgjedhje e jashtëzakonshme.

Data ende nuk është caktuar, edhe pse u.d e presidentit Vjosa Osmani ka mbajtur takimet me përfaqësuesit e partive.

Zgjedhjet do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli jokushtetuese votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.

E duke folur për këtë çështje për “Bota sot”, analisti politik, Islam Krasniqi, mendon se shkuarja në zgjedhje i shkon në favor Lëvizjes Vetëvendosje, pasi LDK theu premtimin ndaj elektoratit.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese vendi duhet të shkojë në zgjedhje e që kjo shkon krejt në favor të LVV-së pasi që LDK-ja theu premtimin e dhënë elektoratit të vet, duke e djegur edhe kandidatin që kishte nominuar për kryeministër, përmes të cilin kishte kërkuar votat”, është shprehur ai.

Image
Islam Krasniqi

Sipas tij, PDK e ka kreun në Hagë, Nisma nuk e kalon pragun e këtë rrezik e ka edhe AAK, ndërsa për LDK vlerëson se i duhet Kujtim Shala si kandidat për kryeministër, për çka nuk beson se do të pranojë të futet në këtë garë.

“Tani kur e dimë gjendjen aktuale, ku kreu i PDK-së është në Hagë, NISMA nuk mund të kalojë pragun, AAK-ja kërkon postin e Presidentit e cila gjithashtu e ka të rrezikuar pragun, po nëse kalon me gjashtë deputetë është kafshatë e madhe për AAK-në, pa harruar të cekim së LDK-së i ka mbetur opsion vetëm Akademiku Kujtim Shala për ta vënë në peshore, e që nuk besoj së pranon z.Shala të digjet në këtë garë për shkak të veprimit të pa menduar të disa individëve brenda partisë, pasi që z.Hoti nuk e besoj që do të garojë si i pari i LDK-së”, ka vlerësuar Krasniqi.

Ai shton se gara mund të jetë shumë interesante pasi Osmani pritet të garojë me 20 kandidatë brenda listës së VV-së, derisa shton se disa media dhe analistë po mundohen ta gozhdojnë Kurtin që të mos kandidojë për kryeministër por ai mund ta bëjë këtë.

“Pra kjo garë mund të jetë shumë interesante sepse znj. Osmani pritet të garojë me 20 kandidatë brenda Listës së VV-së, e që mund të arrijnë mbi 50/% të votave. Disa media dhe analistë po mundohen ta gozhdojnë z.Kurti që të mos kandidojë për postin e kryeministrit, duke u bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, për shkak të dënimit, por po harrojnë së dënimi i z.Kurti bazohet me ligjin e vjetër e që në bazë të tij dënimi i tij nuk prodhon asnjë efekt juridik për të ja pamundësuar të kandidojë si kryeministër”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat