Kritikohet Vjosa Osmani, analisti e quan “shërbëtore” e Kurtit

Politika

Kritikohet Vjosa Osmani, analisti e quan “shërbëtore” e Kurtit

Nga: M.H Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 22:13
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ditë më parë kryeministri Rama ka mbajtur një konferencë për media, në të cilen ka folur për ushtruesen e postit të presidentit Vjosa Osmani.

Rama tha para mediave që Osmani ka vizituar Shqipërinë në mënyrë që të fitojë vota nga qytetarët e vendit.

Përveç kësaj Rama u shpreh që se lufta e Kosovës nuk përfundon me Vjosa Osmanin presidente, e as Albin Kurtin kryeministër.

Në lidhje me këtë temë, analisti nga diaspora Leon Duhanaj, u shpreh për “Bota sot”, që aktivitetet politike duhet të jenë në nivel ndërkombëtar edhe më shumë kur bëhet një vizitë të një trungu pra një kombi.

Sipas Duhanajt paraqitja e Osmanit ishte skandaloze, dëshmi e mungesëve të njohërive bazë dhe që qasja e saj qortuese ishte e gabuar sidomos kundrejtë një vendi siç është Shqipëria.

“Aktivitetet politike bilaterale, qoftë në nivel ndërkombëtar, apo në rastin konkret kombëtar, të gjitha bisedimet serioze, strategjike, si negociata, marrëveshje të ndryshme bëhen pas dyerve të mbyllura. Kur palët dalin para mediave, dakordohen për sekuencat që do t'i prezantojë secila palë. Aq me tepër në rastin konkret kur kemi të bëjmë me pjestar të një trungu, pra një kombi. Nëse znj. Osmani, do të kishte qenë seriozisht e interesuar për të shtyer përpara ndonjë ide më interes kombëtarë, është dashur ta prezantojë dhe diskutoj në çarqe konfidenciale, e që me pas, sipas rëndësisë do të prezantohej ndonjë sekuencë për publikun. Mënyra se si znj. Osmani është paraqitur në Shqipëri, ka qenë me shumë se skandaloze, dëshmi e mungesen se njohurive bazë si dhe repektit për shtetin Shqiptarë. Me atë qasje qortuese, do të mund të paraqitej në ndonjë institucion parashkollorë, e assesi kundrejt një shteti të pavarur dhe sovran, e aq me keq kundrejtë Shqipërisë”, u shpreh Duhanaj.

Analisti më tej thotë që Osmani e ka lujtuar shërbetoren e Kurtit pasi që z. Kurti e ka agjendë politike luftën kundër Kryeministrit Rama, me qëllim të rritjes së influencës së VV-së në Shqipëri.

Sipas Duhanajt, ne duhet të mësohemi të bashkëpunojmë ngushtë për interesa të përbashkëta kombëtare, por duke respektuar njëri-tjetrin.

“Për mendimin tim znj. Osmani, në Tiranë, ka luajtur shërbëtorën e Kurtit, pasi që z. Kurti e ka agjendë politike luftën kundër Kryeministrit Rama, me qëllim të rritjes së influencës së VV-së në Shqipëri. Në kushte normale, pas një paraqitje të tillë, do të mund të përfundonte me vendimin e shpalljes persona "non grata", e asgjë me shumë. Ne duhet të mësohemi të bashkëpunojmë ngushtë për interesa të përbashkëta kombëtare, por duke respektuar njëri-tjetrin, institucionet dhe shtetet përkatëse. Nuk guxon dhe as nuk kemi nevojë për patërnalizëm, as nga njëra palë, as nga pala tjetër. E gjithë mënyra dhe përpjekja për ta bërë të mirin apo të dishmin karshi tjetrin, nuk ka asnjë qëllim tjetër pps ati diskreditues dhe për interesa elektorale”, përfundoi për “Bota sot”, Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat