Ja pse Rama nuk mundi të përballej me forcën politike të Osmanit

Politika

Ja pse Rama nuk mundi të përballej me forcën politike të Osmanit

Nga: A.SH Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 22:25
Vjosa Osmani

Pas vizitës që ditë më parë kishte bërë u.d së presidentes Vjosa Osmani në Shqipëri, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte kritikuar ashpër presidenten në detyrë të Kosovës.

Sipas tij Osmani kishte shkuar në Shqipëri për të bërë propagandë me qëllim që të fitojë vota në Kosovë.

Analisti politik, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, Edi Rama si përherë ka qenë cinik ndaj politikanëve të Kosovës, sidomos ndaj politikanëve të ri e progresiv Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si përherë ka qenë cinik ndaj politikanëve të Kosovës, sidomos ndaj politikanëve të ri e progresiv Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, të cilët me këmbëngulje janë duke bërë luftë të madhe politike kundër mafiozëve apo miqëve të përbetuar të Ramës siç janë: Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veselit. sidomos Vjosa Osmani një politikane e re që me guximin politik të saj mundohet të bëjë ndryshime të mëdha e rrënjësore për të mirën e qytetarëve dhe të Kosovës”.

Image
Sulejman Mehazi

 

Sipas tij, fjalët e Ramës nuk janë aspakt të vërteta në raport me Osmanin, por shton se, principet e bindjet e saj politike e kanë bërë Ramën inferior sa që nuk ka mundur të përballet para forcës së saj politike ndaj Kosovës e ndaj shqiptarëve.

“Assesi nuk janë të vërteta fjalët e Edi Ramës se Vjosa Osmani paskësh ardhur në Shqipëri për të bërë propagandë zgjedhore, pasi ajo erdhi në Shqipëri si ushtruese e presidentit e kurrsesi ndryshe, propagandat e saja zgjedhore janë vet principet e bindjet e qarta politike para qytetareve të Kosovës që nga zgjedhjet e 6 tetorit e deri tani të paluhatura e të hekurta. Pse nuk është i sinqertë Edi Rama të tregojë se forca e saj intelektuale e politike, bindjet e kërkesat politike të Vjosa Osmanit e kanë bërë inferior sa që nuk ka mundur të përballet para forcës së saj politike ndaj Kosovës e ndaj shqiptarëve. Pse nuk tregon se mospërballja e Ramës me Vjosën në Tiranë ka qenë pikërisht kushtëzimi i Rezolutës së përbashkët të Qeverisë së Shqipërise dhe të Kosovës për Krimet e bëra serbe në Kosovë. Kërkesa e Vjosës për krimet serbe e kanë frikësuar Ramën për shkak vëllait të tij serb Vuçiqit. Qëllimi i mohimit të Vjosa Osmanit ka qenë që Rama mos ta hidhëronte mikun e tij të minishengenit Vuçiqin e Millosheviqit”, përfundon Mehazi për “Bota sot” Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat