“Marketingu politik i Albin Kurtit” - Analisti e krahason me Leninin

Politika

“Marketingu politik i Albin Kurtit” - Analisti e krahason me Leninin

Nga: A.Morina Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 16:06
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti në mbledhjen e 42-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme duke thënë se partia e tij do t’i marr 2/3 e votave.

“Sa herë të mundohen ta ndalin Lëvizjen me hile ajo do të rritet. Le të shërbejë kjo si mësim, me intriga me shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë, nuk i ha populli mashtrimet, ky emancipim i popullit do të bëjë që Lëvizja Vetëvendosje t’i marr 2/3 e votave”, tha Kurti.

Mirëpo, analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se Kurti u frymëzua nga Lenin për këtë deklaratë.

“Deklarata e z. Kurti se ai dhe LVV-ja do ti marrin 2/3 e votave në zgjedhjet e parakohshme të cilat priten të mbahen në fillim të shkurtit, sigurisht se për këtë deklaratë është frymëzuar nga thënia e babait ideologjik Leninit: “I gjithë pushteti Sovjetëve””, deklaroi Haziri.

Analisti këto deklarata nga Kurti për 2/3 e votave i cilësoi si marketing politik. Haziri tha kjo po bëhet me qëllim të vetëm për të i frikësuar kundërshtarët politik, pasi kjo është një gjë që nuk përkon me realitetin.

“Mendoj se është deklaratë për marketing politik që tashmë edhe mund ti shkoj fushatës parazgjedhore, e cila po ashtu bëhet për t’i frikësuar kundërshtarët dhe që është larg realiteti përshkak të sistemit zgjedhor i cili pamundëson një rezultat të tillë, përveç ne qoftë se votojnë vetëm anëtarësia e LVV-së dhe subjektet e tjera abstenojnë nga zgjedhjet”, theksoi Haziri, përcjell "Bota sot".

Ai e paralajmëroi Vetëvendosjen se nuk do të marrë më shumë se 32% të votave. Haziri parashikoi edhe thellim të krizës politike dhe institucionale në vend, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare. Kjo shkaku i marrëdhënieve të VV-së me të gjitha partitë e tjera politike.

“Pra në asnjë variant, edhe me koalicione LVV-ja nuk mund të arrijë ti marrë 2/3 e votave në zgjedhjet e ardhshme, përqindja që mund të arrijë LVV-ja nëse del e para mund ta kap shifrën nga 30 -32 %, gjë që nuk do ti garantonte qeverisjen e vetme pa një partner të dytë nga partitë e trashës së madhe, dhe kur kihet parasysh raportet  e LVV-së me subjektet e tjera politike, le për të kuptuar se vendi do të thellohet akoma në një krizë politike e institucionale”, përfundoi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat