Zogaj flet për kandidatin për kryeministër: Hoti ka qëndruar stoik, por LDK-ja po paguan këto gabime të Kryesisë Qendrore

Politika

Zogaj flet për kandidatin për kryeministër: Hoti ka qëndruar stoik, por LDK-ja po paguan këto gabime të Kryesisë Qendrore

Nga: G.B Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 09:14
Avdullah Hoti

Tre vjet më parë, Avdullah Hoti ishte kandidat i LDK-së për kryeministër.

E sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa njoftoi se Hoti do të jetë sërish kandidat për kryeministër nga kjo parti, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në fillim të vitit 2021.

Hoti është shprehur i bindur në fitore, derisa ka falënderuar LDK-në për besimin që i kanë dhënë.

Lidhur me kandidimin e Hotit, analisti politik, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se LDK po paguan gabimet dhe lëshimet e mëhershme nga Kryesia Qendrore ne të gjitha nivelet.

"LDK-ja po e paguan ujemin e gabimeve dhe lëshimeve të mëhershme, që i ka bëre Kryesia Qendrore, e cila ka lejuar që në strukturat e saj partiake, në të gjitha nivelet, deri edhe në Këshillin e Përgjithshëm, të depërtojnë individë që jo vetēm nuk e duan LDK-në, por që janë me mish e me shpirt kundër saj! Nga të këtillët tash janë evidente pasojat, sepse propaganda e kundërshtarëve ka arritur efekt të madh në cënimin e autoritetin pariak", është shprehur ai.

Image
Skënder Zogaj

Sipas tij, kjo ka reflektuar negativisht në autoritetin e disa figurave dhe LDK është rrezikuar nga propaganda, andaj ka nevojë për konsolidim të brendshëm me njerëz të devotshëm.

"Kjo, sidomos ka reflektuar negativisht në autoritetin e disa figurave të shquara të cilat, janë bërë pre e thashethemeve dhe janë mënjanuar e diskredituar pa të drejtë! Kjo propagandë e ka rrezikuar LDK e cila ka nevojë për një konsolidim të brendshëm me njerëz të devotshëm, që do të pamundësonte propafandën e kundërshtatëve! Ofrimi dhe fuqizimi i figurave të urtë, të sjellshme, të pakorruptuara është kushti i duhur që LDK-ja duhet ta përfillë, pa rënën nën ndikimin e koluarëve anti-ldk-iste! Përkundrazi, duhet ruajtur principet elementare partiake e jo, vendime të rastit, për fitore me çdo kusht", ka vlerësuar Zogaj.

Ai shton se LDK duhet t'i ruajë figurat e denja të partisë, derisa e quan të arsyeshëm kandidimin e Hotit, pasi si kryeministër ka qëndruar stoik dhe e ka arnuar thesin e shqyer të shtetit.

"Jo, kjo nuk duhet t'i ndodh një partie serioze, siç është LDK-ja, që duhet t'i ruajë me çdo kusht figurat që ajo i konsideron të denja partiake! Në këtë plan, kandidimin e Hotit për kryeministër e konsideroj të arsyeshëm sepse, Avdullah Hoti si kryeministër ka qëndruar mjaft stoik dhe, e ka arnuar fort mirë thesin e shqyer anëpërtej të shtetit të Kosovës", ka theksuar Zogaj.

Ai e përshkruan Hotin si një lider demokrat, që vepron pa nerva dhe reflekton arsyeshmëri, andaj sipas tij, nuk është e rastit që LDK ta ketë sërish kandidat për kryeministër.

"Hoti ka treguar sens të një lideri bashkëkohor demokrat, fjalëpak, që vepron pa nerva e pa bërryla, dhe që reflekton arsyeshmëri në çaste të rënda të krizës! Prandaj, nuk është e rastit që LDK ta ketë sërish kandidat për kryeministër të ardhshëm", ka deklaruar Skënder Zogaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat