Vulin i zemëruar me Brukselin: Duan ta njohim Kosovën dhe të heqim dorë nga Republika Serbe!

Politika

Vulin i zemëruar me Brukselin: Duan ta njohim Kosovën dhe të heqim dorë nga Republika Serbe!

Nga: D.G. Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 12:12
Aleksandar Vulin

Ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin ka thënë se Serbia duhet të jetë politikisht asnjanëse, si edhe ushtarakisht neutrale, sepse BE-ja nuk e ka hall ligjin ose ekonominë, por dëshiron që Beogradi ta njohë Kosovën dhe të heqë dorë nga Republika Srpska.

- Nëse Vuçiç do ta njihte Kosovën e vetëshpallur si shtet, do të merrte Çmimin Nobel për Paqe dhe nëse do të lejonte përmbysjen e Republikës Sërpska, do të ishte komisioneri evropian për çfarëdo që dëshiron të jetë - tha Vulin.

Duke folur për situatën e sigurisë në rajon, sipas tij, asnjë vend nuk mund të thotë se është plotësisht i sigurt, por se përpjekjet për të krijuar një "Shqipëri të Madhe" dhe sulmet gjithnjë e më të hapura ndaj Republika Sërpska janë veçanërisht shqetësuese.

- Çdo rrezikim i serbëve, pavarësisht se ku jetojnë, është një kërcënim për të gjithë serbët dhe shtetin e Serbisë - tha Vulin për "Veçernje novosti".

I pyetur nëse ai beson se Hashim Thaçi dhe të tjerët që gjykohen në Hagë për krime lufte do të marrin "dënimin që meritojnë", Vulin u përgjigj se nuk do ta marrin, "sepse dënimi me vdekje është hequr".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat