Analisti befason me parashikimin e tij: Pas zgjedhjeve, Vjosa Osmani do të bëhet Presidente e Kosovës

Politika

Analisti befason me parashikimin e tij: Pas zgjedhjeve, Vjosa Osmani do të bëhet Presidente e Kosovës

Nga: A.Morina Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 22:04
Vjosa Osmani

Avdullah Hoti, Albin Kurti, Enver Hoxhaj dhe Ramush Haradinaj tani janë zyrtarisht kandidatë për postin e kryeministrit të vendit.

Zgjedhjet e parakohshme priten të sjellin shumë befasi, ato erdhen si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Këto ditë, ka pasur shumë reagime dhe debate lidhur me kandidatët për kryeministër të vendosur nga subjektet e tyre përkatëse.

Analisti politik, Skënder Mulliqi, nē një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar kandidatët për kryeminstër të Kosovës të vendosur nga partitë politike.

Mulliqi tha se kësaj radhe, garës për kryeministër të vendit iu shtuan disa figura të reja politike, si Enver Hoxhaj.

“Kësaj radhe për zgjedhjet e radhës kemi disa figura të reja politike si kandidat për kryeministër të Kosovës.  Në PDK kemi ndryshime në kreun e këtij subjekti politike pas shkuarjes në Hagë, të Kadri Veselit, ish-diplomati Enver Hoxhaj si kryetar i ri i partisë, është edhe kandidat për kryeministër.

Pas largimit të Vjosa Osmanit, nga LDK-ja, ajo na paraqitet në zgjedhje me gjasë në kuadër të listës së kandidatëve të LV. LDK-ja, për kryeministër ka paraqitur Avdullah Hotin.

LV si partia më e madhe nga zgjedhjet e kaluara  për kryeministër do të ketë, Albin Kurtin. AAK  forcën e saj e bazon në liderin, Ramush Haradinaj, nëse ai  heq dorë nga posti i presidentit të vendit”, theksoi Mulliqi.

Analisti pretendent kryesor për kryeministër të vendit e sheh Albin Kurtin, nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij, Kurti me Listën e Osmanit do të fitojnë vota të shumta, duke ia zvogëluar kështu kandidatëve tjerë inkuadrimin në luftë për të parin e vendit.

“Favoriti i zgjedhjeve sipas shumicës është Albin Kurti  dhe partia e tij, LV. Shumica mendojnë së ky subjekt politike  bashkë më Listën e Vjosës do ti fitojnë votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë e re. Kandidatët e partive tjera politike  kanë pak gjasa të inkuadrohen në luftë për të parin e ekzekutivit”, deklaroi Mulliqi.

Ai paralajmëroi edhe koalicione, mirëpo Mulliqi nuk përjashtoi mundësinë e marrjes së shumicës së votave nga ana e Kurtit dhe Osmanit. Madje ai u shpreh se nëse ata arrijnë të marrin shumicën atëherë Vjosa Osmani mund të bëhet Presidente e Kosovës.

“Varësisht prej konstelacioneve politike që do të krijohen pas zgjedhjeve ,  edhe mund të kemi  koalicione. Deri diku dëshirën për të bërë koalicion më LV -në e ka shprehur AAK-ja, por nuk përjashtohet këtu as PDK. Natyrisht se krejt varet se a ka mundësi LV të fiton shumicën  bashkë më Listën e Osmanit, që unë mendojë së do ta fitojnë, dhe në këtë kombinim pastaj mund të vjen ne shprehje, zonja Osmani për presidente të Kosovës”, nënvizoi Mulliqi.

Në fund, analisti  përmendi edhe subjektet me numër më të vogël të votuesve, ku i paralajmëroi ata për një shuarje të mundshme nëse nuk bashkohen me ndonjë parti të madhe politike.

“Partitë e vogla politike mund të shuhen nëse nuk futen në gjirin e subjekteve  të mëdha politike para zgjedhjeve. Me këto zgjedhje pritet më të drejtë, të ndodhin ndryshime pozitive, pas një kohe të gjatë të qqeverisjes jo të mirë më Kosovën, nga garda e vjetër politike”, përfundoi Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat