Eksperti amerikan flet për mungesën e Thaçit dhe Veselit në zgjedhje, tregon çka duhet të presin qytetarët

Politika

Eksperti amerikan flet për mungesën e Thaçit dhe Veselit në zgjedhje, tregon çka duhet të presin qytetarët

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 2 janar 2021 Në ora: 20:58
Daniel Serwer

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka folur për zgjedhjet e reja, të cilat pritet të mbahen së shpejti në Kosovë.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se qytetarët duhet të presin që i gjithë procesi zgjedhor të jetë i drejtë dhe i lirë.

“Qytetarët duhet të presin zgjedhje të drejtuara mirë, në të cilat do të numërohen votat e tyre dhe i gjithë procesi, përfshirë fushatën, do të jetë i lirë dhe i drejtë”, ka thënë Serwer.

Zgjedhjet e reja të përgjithshme pritet të mbahen për herë të parë që nga paslufta pa ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Duke komentuar për këtë, Serwer ka thënë se mungesa e tyre do të ketë ndikim, por duhet të pritet numërimi i votave për ta parë këtë saktësisht.

“Sigurisht që ndalimi i ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit Veseli do të ketë ndikim për disa votues, por ne nuk do ta dimë në cilin drejtim deri pasi të numërohen votat. Kjo është mënyra se si mendohet të funksionojnë zgjedhjet. Pa parashikueshmëria është një tipar i zgjedhjeve, jo një mangësi”, ka thënë për “Bota sot” Daniel Serwer.

Zgjedhjet e reja në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshme votën vendimtare të deputetit Etem Arifi për formimin e qeverisë Hoti./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat