Bashkëpunëtori i afërt i Tahir Zemajt flet për “Bota sot”: Koloneli nuk trembej nga sulmet e bandave të Ramushit!

Politika

Bashkëpunëtori i afërt i Tahir Zemajt flet për “Bota sot”: Koloneli nuk trembej nga sulmet e bandave të Ramushit!

Nga: M.H Më: 4 janar 2021 Në ora: 17:13
Ramush Haradinaj dhe Tahir Zemaj

Më 4 janar të vitit 2003 Kosova u trondit nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e Kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, kryetar i FRLDK-së në Deçan.

Tahir Zemaj ishte vrarë në pritë në orët e hershme të mëngjesit të 4 janarit 2003 kur vetura e tij ishte goditur nga një breshëri plumbash duke ia marrë jetën Tahirit, të birit të tij Enisit dhe kushëririt të tij, Hasanit.

Në lidhje me vrasjen e trefishtë nga prokuroria e rastit ende nuk ka asnjë zhvillim.

Për përvjetorin e Zemajt ka folur për “Bota sot”, Majori Ramabaja duke treguar detaje para vdekjës së tij duke lartësuar veprat që ai ka kryer sa ishte gjallë, përcjell “Bota sot”.

Ramabaja thotë që komandant Zemaj, ishte oficer i karrierës me aftësi të veçanta, veprime të shpejta dhe energjike dhe se nuk ua kishe frikën askujt, sepse ishe i përkushtuar në Rrugën Çlirimtare, duke i respektuar dhe mbështetur pa rezervë Institucionet e Republikës së Kosovë.

“Tetëtëmbdhjetë vjet më parë kriminelët në mënyrë barbare ekzekutuan Heroin e Kosovës dhe komandantin e SHORRD, kolonel Tahir Zemajn, kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së në Deçan, Hasan Zemajn dhe djalin e kolonelit Enisin. 

Image
Gjatë betimit të brigadåes 131-të në Baran më 20 korrik 1998 kolonel Tahir Zemaj dhe major Nazif Ramabaja duke ua uruar ushtarëve betimin e dhënë.

Kaluan tetëmbëdhjet vite pa ty o i madhi kolonel Tahir Zemaj ! Edhe pse ka kaluar kohë e gjatë ende më janë të freskëta kujtimet, veprimet, bisedat po edhe shakatë tuaja të cilat ngritnin moralin dhe shtonin disponimin për aksionet e radhës të cilat nuk ishin të pakta.Fjalët tuaja në vete përmbanin disponim të jashtëzakonshëm të cilat rezultonin të suksesshme me fitoren e forcave tona ushtarake, ndërsa kundërshtarit i fuste frikën në palcë, duke u larguar të mposhtur, e të dezorientuar por edhe të poshtëruar. Komandant Zemaj, ishte oficer i karrierës me aftësi të veçanta, veprime të shpejta dhe energjike të cilat karakterizoheshin me nxjerrjen e urdhërave operacionale për intervenime në mbrojtje të popullatës civile dhe infrastrukturës ushtarake në kohë dhe hapësirë. Kurse në raste të veçanta dhe vendimtare, Komandant ti , nuk hezitove duke qenë pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë në Betejën e Loxhës dhe jo vetëm në Loxhë. Komandant Zemaj, ishe udhëheqës komandues në mbrojtjen e Llukës, Strellcit, Lugut të Baranit, e shumë aksione tjera të cilat i ndërmore dhe i komandove, pra ishe në vijën e parë të frontit”, u shpreh Ramabaja.

Ai më tej shprehët që koloneli Zemaj, ishte trim dhe vigjilent, nuk u zbraps kurrë, as kur e sulmuan bandat e Ramushit, as kur i sulmuan, maltretuan dhe plagosën ushtarët e njësiteve operative të dërguara nga koloneli për furnizim me armatim në Shqipëri.

“Përgatitja e juaj ushtarake, profesionale dhe kombëtare, s´iu lejonte të zbrapseni, por në çdo rast dhe moment me gjakftohtësi arrije t’i neutralizoje veprimet e armikut, kundërshtarëve dhe grupeve të komandantëve të vetëshpallur të cilët fshiheshin pas “nofkave” dhe s’kishin guximin të prezantoheshin me emër e mbiemër të vërtetë. Komandant, e di se, nuk ua kishe frikën askujt, sepse ishe i përkushtuar në Rrugën Çlirimtare, duke i respektuar dhe mbështetur pa rezervë Institucionet e Republikës së Kosovës të dalura pas Deklaratës së 2 korrikut 1990, Kushtetutës së 7 shtatorit dhe akteve përcjellëse siç ishin Referendumi dhe Ligji i Mbrojtjes i nxjerrur nga Qeveria e Kosovës, e në këtë vijë Institucionale, njohëm për Komandant Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, arkitektin e pavarësisë së Kosovës, presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova”, thekson Ramabaja.

Ai tutje, thotë që Zemaj ka respektuar gjithëmonë urdhërat e nxjerrura nga Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, dhe se Kolonel Zemaj, për këto dhe shumë arsye tjera, cubat e natës ta kishin zili dhe friga ju kishte hy në palcë, dhe çka duhet bërë, morën vendimin që të privojnë nga jeta.

“Komandant Zemaj, respektove me përpikëri urdhrat e nxjerrura nga Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, pas dhënies së betimit të Njësive Operative të Brigadave 131,133 dhe 134 në Papaj të Tropojës, më 21 qershor 1998, marshin e këtyre njësive operative, vendosjen e tyre në Rrafshin e Dukagjinit, gjegjësisht në Prapaçan, Baran dhe Bardhaniq, urdhër i cili u respektua decidivisht dhe realizua sipas planit operacional të Kolonel Krasniqit, Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Kolonel Zemaj, për këto dhe shumë arsye tjera, cubat e natës ta kishin zili dhe friga ju kishte hy në palcë, dhe çka duhet bërë, morën vendimin që të privojnë nga jeta, të ndajnë fizikisht, nga vajzat, bashkëshortja, vëllezërit, farefisi, kolegët e miqt tuaj ! Kriminelët,vetëm në këtë mënyrë e ndienin veten të qetë dhe të sigurtë sepse ti, kolonel ishe i veqantë, i shkathët, profesionist i artit luftarak, e kjo u pengoi debilave, imbecilave dhe urdhërdhënësve të tyre, ndaj kishin vendosur për ta kryer aktin e shëmtuar dhe makaber, për të privuar nga jeta”, thotë Ramabaja.

Koloneli Tahir Zemaj nuk trembej nga sulmet e bandave të Ramushit!

Ramabaja përmend më tej që kolonel Zemaj, ishte trim dhe vigjilent, nuk u zbraps kurrë, as kur e sulmuan bandat e Ramushit, as kur i sulmuan, maltretuan dhe plagosën ushtarët e njësiteve operative të dërguara nga koloneli për furnizim me armatim në Shqipëri.

Gjithashtu ai tregon edhe rastin kur ai së bashku me Zemajt kanë bërë përgatitjet për të hyrë me brigadën “Mërgimi dhe efektivin e qendrës stërvitore të repartit të Kolshit.

“Koloneli Tahir Zemaj, ishte trim dhe vigjilent, nuk u zbraps kurrë, as kur e sulmuan bandat e Ramushit, në krye me njësitin famëkeq “Shqiponjat e Zeza”, të cilin e komandonte Idriz Balaj, “Togeri”, “ as kur i sulmuan, maltretuan dhe plagosën ushtarët e njësiteve operative të dërguara nga koloneli për furnizim me armatim në Shqipëri, të cilët kishin kaluar nëpër Gllogjan të Deçanit, kjur ndalohen nga “Togeri” Idriz Balaj, Smajli, Ramush Haradinaj dhe Davidi, Daut Haradinaj”. Si institucionalist i përbetuar kolonel Zemaj, u përballoi edhe Ultimatumeve për largimin e portretit të Presidentit Rugova në Shtabin e Brigadës 134-të, në Prapaqan, i cili erdhi nga Hashim Thaqi: “Ke 2 minuta afat për ta larguar portretin e Rugovës”. Portreti i Presidentit Ibrahim Rugova nuk u largua, sepse koloneli respektonte kierarkinë shtetërore, duke e njohur presidentin Rugova komandant suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Në shenjë proteste Thaçi ndërron vend bisedimin duke aluduar do shkojmë në një vend tjetër ku s’ka foto të Rugovës, përzgjedhja ishte salla operative e Shtabit të Brigadës. Kolonel Zemaj, tentim atentatesh ndaj teje patë edhe nga njëfar komisari politik i Ramush Haradinajt, Faton Mehmeti, gjatë qëndrimit dhe operimit tuaj në Kosovë me njësitet operative! U lëshuan flet arrestet për kolonel Tahir Zemajn dhe major Nazif Ramabajen, gjatë qëndrimit në Rugovë, sipas fjalëve të Ujkan Nikqit, flet arrestet i kishte lëshuar Ramush Haradinaj .Tentim atentati ndaj jush patë edhe gjatë qëndrimit tuaj me Brigadën “Mërgimi”, në Mamuras, kur u zu Arsim Ademaj, dhe i pranoi të gjitha. 

Image
Kolonel Tahir Zemaj dhe Major Nazif Ramabaja prill 1999 në Mamuras duke bërë planin e hyrjes në Kosovë së bashku me brigadën “Mërgimi dhe efektivin e qendrës stërvitore të repartit të Kolshit.

Gjithashtu bashkëpunëtori Ramabaja tregon rastin e atentatit që i ishte bërë Zemajt në kafenenë “Peja Siti”, por që i kishte shpëtuar lehtë vetëm me disa gërvishje.

“Një tjetër atentat u dështoi edhe në kafenenë “Peja Siti”, sulm me Mortajë Krahu, ZOLË, por që i shpëtuar! Të thirra Kolonel, menjëherë në telefon dhe duke qeshur më the: “Mos u brengos kam disa gërvishje, disa ishin të lënduar, por s’është rrezik. Sikur të ishte ndonjëri nga ushtarët tanë, mirë të ushtruar, s’e kish huqë cakun, fati ai atentator ishte i pa ushtruar dhe shpëtuam ”. Atentati i fundit më 04.01.2003, ishte fatal për ju ! U bëre ballë shumë furtunave ! Shpesh më ke pas thënë: “këta s’kanë guxim për t´më dalë ballë-përball, se s’ kan ..oqe ! Kanë me ma zanë priten natën ! Edhe ashtu ndodhi siç t’i e parashikove, por su gjunjëzove kurr o i madhi kolonel, komandant imi dhe i shumëushtarëve tjerë, o Tahir Zemaj”, potencon Ramabaja.

Tutje Ramabaja thotë që drejtësia e cunguar ende s´ka zbardhur rastin e atentatit ndaj teje, rast makabër edhe pse hetimet janë zhvilluar por që pa zbardhjen e këtij rasti dhe rasteve të tjera të vrasjeve politike në Kosovë.

Ky do të ishte satisfakcioni i parë për familjarët, të afërmit, kolegët, bashkëmendimtarët dhe bashëkluftëtarët e tyre në njërën anë, shton më tej Ramabaja.

“Drejtësia e cunguar ende s´ka zbardhur rastin e atentatit ndaj teje, rast makabër edhe pse hetimet janë zhvilluar nga dy ish pjesëtar të Brigadës 134, gjatë luftës, dhe pjesëtar aktiv të shërbimit Policor të Kosovës pas luftës. Ka pasur një përpjekje nga SHPK-ja, për hetime dhe zbulimin e këtij rasti dhe vrasje makabër të kolonelit Tahir Zemaj, nga dy pjesëtar të shërbimit policor të Kosovës Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj, por në përfundim të hetimit ata të dy u ekzekutuan, poashtu me atentat gjatë shkuarjes në punë, në magjistralen Raushiq-Pejë ! Policët Isuf Haklaj dhe SebahateTolaj,të cilët tashmë nuk jetojnë, u vranë pasi që ishin afër zbulimit të këtij rasti makabër dhe se rrethi i ngushtë kishte ardhë në 2-3 persona të dyshuar për rastin dhe se ishin gati të zbulojnë këtë vrasje të madhe tronditëse. 18 vite më parë, pikërisht më datën 24 nëntor të vitit 2003, u vranë në një atentat kriminal dy policët e Kosovës, Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj, për këtë krim të dyfishtë është dënuar krimineli Bedri Krasniqi, me 27 vite burg, ish-truproja e kryetarit të AAK-së, dhe ish kryeministër në dy mandate Ramush Haradinaj. Shpresojmë dhe kërkojmë, që ky rast dhe vrasjet tjera politike gjatë dhe pas luftës, më në fund të zbardhen dhe krimi i organizuar e kriminelët, të marin dënimin e merituar. Ky do të ishte satisfakcioni i parë për familjarët, të afërmit, kolegët, bashkëmendimtarët dhe bashëkluftëtarët e tyre në njërën anë, kurse në anën tjetër drejtësia vendore të triumfojë ndaj krimit të organizuar dhe kriminelëve, të fillojë së funksionuari shteti i së drejtësë”, shprehët Ramabaja.

Ai në fund thotë që Zoti e bekoftë kolonel Tahir Zemajn, Hasanin dhe Enisin, familjet e tyre dhe të gjithë ato familje të cilat janë të prekura nga seritë e vrasjeve të pas luftës pa marrë parasysh motivin e tyre, si dhe ato me motive politike politike.

“Pa zbardhjen e këtij rasti dhe rasteve të tjera të vrasjeve politike shoqëria kosovare do të jetë e ndarë, pajtimi me të keqën do të jetë i pamundur, kurse zhvillimi i vendit, si një vend i mirqenë, demokratik dhe i integruar, e në anën tjetër i sunduar nga krimi i organizuar dhe kriminelët me përmasa institucionale, do jetë vetëm dëshirë, por jo edhe realitet. Zoti e bekoftë kolonel Tahir Zemajn, Hasanin dhe Enisin, familjet e tyre dhe të gjithë ato familje të cilat janë të prekura nga seritë e vrasjeve të pas luftës pa marrë parasysh motivin e tyre, si dhe ato me motive politike politike”, pëfundoi Ramabaja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat