Flet bashkëluftëtari i Tahir Zemajt, tregon se kush e sulmonte Kolonelin, ky ishte tmerri...

Politika

Flet bashkëluftëtari i Tahir Zemajt, tregon se kush e sulmonte Kolonelin, ky ishte tmerri...

Nga: P.R Më: 4 janar 2021 Në ora: 19:41
Tahir Zemaj

Sot janë bërë 18 vite që nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt, bashkë me djalin Enisin dhe kushëririn, Hasanin, të cilët i vranë në një atentat më 4 janar të vitit 2003.

Tash e 18 vite, vrasja e kolonel Zemajt ka mbetur ende një mister i pa zbardhur.

Lidhur me vrasjen e Zemajt bashkë me djalin dhe kushëririn e tij, për gazetën “Bota sot” ka folur bashkëluftëtari i tij, Saim Tahirajt.

Image
Saim Tahiraj

“Muaj janar u fut në historinë tonë kombëtare si muaj më i kobshëm i cili mori figurat më të ndritshme kombit tonë! Këtij kobi futë të zi, ja shton shumë fish peshën e mallkimit sepse vrasjet makabre, në vazhdimësi i bëri një dorë e zezë kriminale shqipfolëse. Qendrat komanduese që lëshonin urdhra rrufe për vrasjen e figurave më të rëndësishme nacionaliste ishin të vendosura nëpër kazamatet Sllavo-komuniste. Fatkeqësisht bolshevikët dhe neobolshevikët shqiptarë i zbatuan në përpikëri urdhrat e vëllezërve të tyre ideologjik dhe likuiduan patriotet e vërtet nacionalist shqiptarë”, thotë Tahiraj për “Bota sot”.

Sipas tij, 4 Janari i vitit 2003 ishte dita më e kobshme në Kosovën e lirë.

“Kush do të mendonte se kjo dorë e zezë neobolshevike do bije prapë mbi ne, madje në Kosovën e lirë? 4 Janari i vitit 2003 ishte dita më e kobshme në Kosovën e lirë. Dora kriminale e shqipfolësve neobolshevik mori jetën kolonelit të madh, komandantit trim që e drejtoj Betejën e Loxhës e cila hyri në Historinë tonë si beteja e parë fitores së madhe mbi egërsinë Shkiniane. Morën jetën e veprimtarit dhe ushtarit trim Hasan Zemaj i cili kurrë nuk u ndal së vepruari për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës! Mori jetën edhe të një fillize të njomë Enisit i cili posa kishte filluar ëndrrat rinore në Kosovën e lirë. Përsëri e përgjakën kombin tonë duke ja humbur bukurinë lirisë që më shekuj e pritem duke luftuar për të! Ideologjia famëkeqe bolshevike Serbosllave nuk din rrugë tjetër, vetëm këtë rrugë ka, vrasjen e kokave më të mira nacionaliste”, thekson Tahiraj.

Ai shton se kolonel Tahir Zemaj, ishte oficer karriere që respektoi gjithmonë institucionet e Republikës së Kosovës të udhëhequra nga presidenti, Ibrahim Rugova.

“Likuidimin e elitës intelektuale shqiptare dhe zhbërjen e kombit tonë. Këtë mision ja kreu dhe po vazhdojnë ta kryejnë neobolshevikët shqipfolës pa zgjedhur metoda por në strategjinë "Gjithçka apo asgjë". Kolonel Tahir Zemaj ishte një oficer karriere, profesionist i nivelit të lartë i cili respektoj në maksimum institucionet e Republikës së Kosovës të udhëhequra nga Presidenti Rugova. Ai për asnjë çmim nuk devijoi urdhrat e eprorëve të vet ushtarak dhe politik. Urdhrat e ministrit Ahmet Krasniqi i respektoi dhe zbatoi në përpikëri. Vijën politike të Presidentit Rugova e respektoi dhe zbatoi, madje edhe me çmimin e jetës!”, deklaron Tahiraj. “Kjo vendosmëri e kolonel Zemaj ishte tmerr për neobolshevikët e shtabit të LPK-së andaj e sulmuan në vazhdimësi, bile duke ju kërcënuar se "Do të luftojmë me ty si me shka". Ata e luftuan më tepër se shkijet sepse luftën me shkije nuk kishin guxim ta bënin, ishin frikacak. Frikacakët ikin nga lufta dhe sulmojnë vëllezërit e tyre. Trimat e vërtetë si kolonel Zemaj luftojnë ballë për ballë me armikun shkja, si luaj dhe dalin fitues”.

Bashkëluftëtari i Zemajt, Saim Tahiraj thekson se kolonel Zemaj nuk kishte plumba për shqiptarët, sepse ata ishin vëllezërit e tij.

“Vetëm nacionalistët e vërtete e kanë këtë shpirt luani, trima me armikun dhe të urtë me vëllezërit, ndërsa fara e keqe bolshevike e kanë të kundërtën, frikacak me armikun dhe vrastarë pas shpine të vëllezërve. O Zot zhduke këtë farë të keqe nga kombi ynë. Tetëmbëdhjetë vite kaluan nga vrasja kriminale e trefishtë dhe asgjë konkrete deri më sot. Kriminelët urdhërdhënës dhe gjelatët ekzekutorë shëtisin lirshëm nëpër Kosovë dhe gjetiu”, nënvizon Tahiraj.

Tahiraj hedh kritika të ashpra ndaj drejtësisë në Kosovë, i cila sipas tij, është në shërbim të bandave kriminale.

“Drejtësia në shtetin tonë është shndërruar në institucion të bandave kriminale andaj nuk e kemi asnjë lëvizje drejt zbulimit të vrasjes së trefishtë në Pejë dhe vrasjet tjera. E vetmja shpresë që ka mbetur është Gjykata Speciale. Nëse edhe kjo dështon nuk ka mbetur rrugë tjetër vetëm Kanuni i Lek Dukagjinit. Gjithashtu edhe partia jonë që ma aq përkushtim i shërbyem nuk bëri asgjë për Kolonel Zemaj dhe të tjerët. Institucionet që ka drejtuar LDK kurrë nuk e bënë të mundur, së paku ngritjen e një shtatore në shenjë nderimi për Kolonelin e madh Tahir Zemaj. Shpresojmë që kjo të ndodhë në një të ardhme të afërme!”, përfundon për gazetën “Bota sot” Saim Tahiraj, bashkëluftëtar i kolonel, Tahir Zemajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat