Nisma e Fatmir Limajt në rrezik - a mund ta kalojë pragun e vetme?

Politika

Nisma e Fatmir Limajt në rrezik - a mund ta kalojë pragun e vetme?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 7 janar 2021 Në ora: 13:00
Fatmir Limaj

Zgjedhjet e parakohshme mbetën njëra temat e cila po vazhdon të jetë aktuale dhe shumë e përfolur në vendin tonë.

Ato priten se do të mbahen shumë shpejtë mirëpo që datë të caktuar nuk kemi ende, shkruan “Bota sot”.

Ani pse zgjedhjet ishin opsioni i duhur për disa parti, ndër to edhe PDK-së, si duket koalicionet i kanë bërë “kokë më kokë” në tavolinën e bisedimeve të tyre.

PDK po vazhdon të mos arrijë të marr një vendim nëse do të hyjë në koalicion me Nismën, edhe pse këta të fundit kanë qenë edhe më herët në koalicion.

Gjatë ditës së martë Enver Hoxhaj si kandidatë për kryeministër nga PDK, ka folur për mundësin e krijimit të një koalicioni zgjedhor mes subjektit që drejton dhe Nismës së Fatmir Limajt.

Ai ka deklaruar se ata kanë pasur takim me kryesin e partisë ku kanë diskutuar për plan programin listën e deputetëve dhe koalicionet e mundshme, mirëpo që vendim të prerë në lidhje me këtë nuk kanë ende.

Nga Nisma është deklaruar anëtari kryesisë së Nisma-s, Zafir Berisha, i cili tha që Nisma po planifikon që të shkoj i vetëm në zgjedhje, kësisoj nuk do të bëjë koalicion as me PDK-në.

“Nisma do të shkojë vetë në zgjedhje. Jo që kanë frikë nga PDK që të shkojmë bashkë, por kjo është e veshur me diçka tjetër, ka në PDK që nuk janë të interesuar që krahu i UÇK-së të jetë i fuqishëm si ka qenë më herët brenda PDK-së”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë që në vitin 2007 është formuar koalicioni mes PDK-së, Nisme-s dhe AAK-së, mirëpo që a do të arrijnë një marrëveshje përsëri të dy partitë mbetët të shihet ditëve në vijim.

Mehmeti: Limaj po luan lojë të dyfishtë

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që është i kuptueshëm hezitimi që ka PDK në lidhje me koalicionin me Nismën, kjo sepse Limaj po mundohet të luaj lojë të dyfishtë, për të iu shpëtuar zgjedhjeve dhe të bëhet kryetar i PDK-së.

Image
Faton Mehmeti

“Hezitimi për të kundërshtuar Nismën në PDK është i kuptueshëm, duke ditur lojën që synon të luaj Fatmir Limaj. Limaj e di se NISMA nuk mund të mbijetoj andaj për të parandaluar debaklin në zgjedhje synon t'i bashkohet PDK-së. Me një gur synon t'i ik debaklit në zgjedhje, dhe në anën tjetër të mundohet të realizoj ëndrrën e tij të madhe: të bëhet kryetar i PDK-së. Duke ditur këto ambicie, disa nga figurat kyçe në PDK nuk e duan Limajn në parti”, u shpreh Mehmeti.

Më tej, analisti thotë që PDK-ja nuk e duan Limajn e jo Nismen pasi që Limaj e la PDK-në momentet më delikate po për të njëjtat arsye: nuk arriti të bëhet kryetar i PDK-së.

“Pra, në PDK nuk e duan Limajn, jo Nismën. Kjo edhe si mënyrë revanshi për Limajn, që e la PDK në momente delikate po për të njëjtat arsye: nuk arriti të bëhet kryetar i PDK-së. Ëndërr të cilën synon ta realizojë tani, mes kundërshtive të mëdha nga vet brenda kryesisë së saj”, tha Mehmeti për “Bota sot”.

Ahmeti: PDK-ja nuk ka interes të bëj aventura politike

Analisti politik, Hidajet Ahmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh që një pjesë e partive politike janë të vetëdijshme për rezultatin që do ta marrin në zgjedhje pasi ato bëjnë sondazhe të brendshme, për këtë arsye PDK po heziton të krijojë koalicion me Nisme-n është që nuk ka luksin të bëj eksperimente politike.

Image
Hidajet Ahmeti

Ai më tej flet për PDK-në, duke thënë që ajo ka krizën e brendshme, pasi është në mungesë të Veselit dhe Thaçit.

“Një pjesë e partive politike janë të vetëdijshme për rezultatin që do ta marrin në zgjedhje, pasi pjesa me e madhe e tyre kanë edhe sondazhe të brendshme profesionale, por atëherë kur nuk dalin mirë nuk i publikojnë këto sondazhe. Në këtë rast, PDK-ja nuk e ka interesin, por as luksin të bëj aventura e eksperimente politike, të cilat mund ta kenë efektin negative e jo në rritjen e votës. PDK-ja ka krizën e brendshme, pasi lideri formal, zoti Veseli , por edhe lideri shpirtëror, zoti Thaçi nuk do të jenë të pranishëm në këtë proces zgjedhor. Prandaj,PDK-ja në këto zgjedhje është e henikepuar në mungesën e tyre, por edhe në rënien e vazhdueshme të saj, pajtohet të vazhdoj të qëndroj në opozitë deri në fuqizimin e saj përmes një reforme të thellë”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti më tej shprehët që partitë e vogla si Nisma kanë për synim vetëm të mbijetojnë me çdo kusht kështu që ajo mundohet të lidh koalicion me ndonjë parti që ka fuqi politike.

Analisti potencon që përkrahja momentale politike potencialisht nuk mund t’ju siguroj kalimin e pragut, e në këtë rast e kanë imperativ t’ju bashkëngjitën ndonjë partie politike për ta siguruar ndonjë deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Partitë e vogla si NISMA janë të rrezikuara në mbijetesën e tyre, e me çdo kusht mundohen t’i lidhin koalicione parazgjedhore në mënyrë që ta ruajnë sadopak fuqinë politike më përfaqësim minimal më ndonjë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Synimi i tyre është çdoherë futja në qeveri kushdo që i fiton zgjedhjet, por në shumicën e herëve duke bërë pazare politike për ta marrë pjesën e pushtetit të “ pamerituar” në raport më fuqinë politike që arrijnë ta kenë. Këto parti për të mbijetuar ,pushtetin e kanë më çdo kusht, pasi përkrahja momentale politike potencialisht nuk mund t’ju siguroj kalimin e pragut, e në këtë rast e kanë imperativ t’ju bashkëngjitën ndonjë partie politike për ta siguruar ndonjë deputet në Kuvendin e Kosovës”, thotë Ahmeti për “Bota sot”.

Kelmendi: Nga të dy partitë kemi përzierje të pikëpamjeve

Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi për “Bota sot”, u shpreh që të PDK dhe NISMA vinë si rezultat i konflikteve për pushtet. Gjithashtu analisti përmend edhe daljen nga PDK-ja, të Limajt dhe Krasniqit që ndodhi për shkak se kishin pikëpamje të kundërta por për qëllim ishin pushtetin.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai më tej thotë që mes dy partive kemi një përzierje të pikëpamjeve, sepse NISMA nuk ka fare socialdemokraci, përveç keqpërdorimit të pozitave të shtetit dhe realizimit të interesave për pozita e përfitime. NISMA shkatërrojë çdo gjë kur ishte në pushtet.

“Në kuadër të këtyre subjekteve ka ndasi të mëdha. Ato vijnë si rezultat i konfkilteve për pushtet dhe për përfitime ekonomike. Nga PDK-ja nuk doli NISMA sepse kjo parti me Limajn dhe z. Krasniqi kishin pikëpamje të kundërta dhe ideologji pozitive në drejtim të ndërtimit të pushtetit dhe të luftimit të krimit e të përmirësimit të gjendjës së masave. Dalja ishte rezultat i interesave financiare, i fërkimëve për pushtet dhe i pozitës në kuadër të PDK-së. Tjetër është pse deklarohet socialdemokracia nga NISMA, ndërsa në PDK nuk dihet fare ideologjia. Aty kemi një përzierje të pikëpamjëve. Por, edhe në NISMA nuk ka fare socialdemokraci. Duket se njerëzit udhëheqës të kësaj partie as që dinë se çka është socialdemokracia. Kjo për faktin se kjo parti është në pushtet në dy legjislacione dhe asgjë tjetër nuk pati te NISMA, përveç keqpërdorimit të pozitave të shtetit dhe realizimit të interesave për pozita e përfitime. NISMA shkatërrojë çdo gjë kur ishte në pushtet. Shfrytëzojë maksimalisht pushtetin dhe nuk bëri fare punë socialdemokrate. Këtu nuk kemi konflikte”, shtoi Kelmendi.

Në fund, Kelmendi shprehët që të dy partitë ishin shkatërrimtare të pushtetit dhe këtë e kanë edhe qytetarët, pra nuk ka dallime politike dhe ideologjike pavarësisht programeve politike.

Kelmendi cek që Hoxhaj është një karrierist i veçantë i cili nuk ka principe politike për PDK-në, pasi për të siç thotë Kelmendi është me rëndësi pozita dhe përfitimet, e jo shteti ose partia përballë interesave të tij.

Mirëpo analisti nuk përjashton mundësinë që mund të ketë koalicion mes dy partive, kjo për faktin se gjendja mund të i detyrojë.

“Të dy partitë janë shkatërrimtare të pushtetit. Këtë e kanë parë qytetarët. Midis tyre ska dallime politike dhe ideologjike, pavarësisht nga programet politike që kanë dhe deklarimet që bëhen. Dallimet janë në karrierë dhe në përfitime. PDK mendon se NISMA është para zhdukjes si parti dhe se kështu nuk do të arrinë të futet në Kuvend. Kjo rrjedhë nga gjendja që e ka NISMA. Ata të PDK-së nuk duan që në emër të partisë së vetë të përfitojnë njerëzit e Limes dhe të Krasniqit. Enver Hoxhaj është një karrierist i veçantë. Ai fare nuk ka principe politike dhe as ideologji të caktuar për PDK. Për Enver Hoxhajn është me rëndësi pozita dhe përfitimet. Te ai nuk ka rëndësi as shteti dhe as partia përballë interesave të tij, përkatësisht ka interes vetëm për pushtet. Për atë edhe qëndron. Këtu është edhe shkaku i mos bashkimit, nëse nuk bashkohen në koalicion parazgjedhor, gjendja mund të i detyron që PDK-ja dhe NISME-a, të krijojnë koalicion dhe ato të garojnë bashkërisht. Kurrë nuk dihet!!?? Thash se tash ende është herët. Në të ardhmen mund të priten koalicione të ndryshme ne mes partive. Koha tregon”, përfundon Kelmendi, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat