Mohimi i kandidimit, Krasniqi tregon arsyen pse Kushtetuesja veproi kështu ndaj Kurtit

Politika

Mohimi i kandidimit, Krasniqi tregon arsyen pse Kushtetuesja veproi kështu ndaj Kurtit

Nga: G.B Më: 8 janar 2021 Në ora: 14:04
Albin Kurti

Me 14 shkurt, qytetarët e Kosovës do tu drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

E sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, lideri i VV-së, Albin Kurti dhe disa ish deputetë nuk do të mund të kandidojnë për deputetë, për shkak të dënimit për gazin lotsjellës.

Për këtë ka pasur reagime të shumta, e nga VV kanë thënë se asgjë nuk mund t’i ndalë.

Image
Islam Krasniqi

E lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se sipas praktikave kjo nuk qëndron, pasi vepra e Kurtit është gjykuar me kodin penal që ishte në fuqi kur u krye ajo vepër dhe që ai dënim me kusht nuk prodhonte asnjë efekt.

“Sipas disa mendimeve të interpretuara se Aktgjykimi i 21 dhjetorit i nxjerr nga Gjykata Kushtetuese ia ndalon z.Kurti që të kandidojë si i pari i qeverisë nga partia e LVV-së apo siç potencohet se ua ndalon që të kandidojnë personat e dënuar për vepër penale në tri (3) vitet e fundit, që të jenë deputet të Kuvendit të Kosovës. Sipas praktikave gjyqësore kjo nuk qëndron pasi që vepra që është kryer apo akuzohet z.Kurti me disa të tjerë gjykohet më kodin penal që ishte në fuqi, në kohën kur është kryer vepra, e në bazë të atij Ligji, dënimi me kusht nuk prodhonte asnjë efekt, e që në bazë të Kodit z. Kurti ka të drejtë të kandidojë për deputet, saktësisht për të parin e qeverisë dhe të certifikohet nga KQZ-ja”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, nëse Kushtetuesja ia ndalon Kurtit kandidimin, është padrejtësi që i bëhet VV-së, duke u munduar ta gozhdojnë atë.

“Në rast së Kushtetuesja ia ndalon z. Kurti që të kandidojë është një e padrejtë e cila është vetëm vazhdimësi e padrejtësive që i janë bërë LVV-së, duke u munduar që të gozhdojnë liderin e partisë më të madhe në vend, duke u nxjerrë aktgjykim me dy tehe”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat