Fushata zgjedhore, kundërshtohet mbajtja e tubimeve me qytetarë për shkak të Covid

Politika

Fushata zgjedhore, kundërshtohet mbajtja e tubimeve me qytetarë për shkak të Covid

Nga: G.B Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:17
Ilustrim

Nga 3 deri me 12 shkurt do të ketë fushatë parazgjedhore, ndërsa zgjedhjet do të mbahen me 14 shkurt.

Por, politikanët kanë filluar fushatën, ende pa u caktuar ajo dhe pa u shpallur data e zgjedhjeve.

Kjo praktikë po vazhdon, pavarësisht se jemi në kohë pandemie.

E se a duhet të ketë fushatë me tubime, për shkak të rrezikut të infektimit me Covid, njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nuk duhet të ketë, por të ketë më shumë debate televizive.

“Jo, duhet të ketë më shumë debate televizive duke respektuar distancën, shpalosja e programeve mund të bëhet edhe përmes rrjeteve sociale, tubime të vogla deri në 50-të, duke respektuar distancën mund të ketë”, është shprehur ai.

Image
Blerim Burjani

Sa i përket renditjes së partive në këto zgjedhje, ai thotë se varet nga elektorati se sa ka vullnet për këto zgjedhje.

“Renditja e partive bëhet nga elektorati, nuk dihet për momentin se sa ka vullnet qytetar për këto zgjedhje dhe për këto parti të njëjta që 20, të cilat gjithmonë kanë dështuar të rregullojnë tema të interesit për qytetarët”, ka vlerësuar ai.

Burjani shton se fushata nuk po ndikon në elektorat, derisa thotë se dihet se partitë as nuk kanë çfarë të ofrojnë.

“Pra ndoshta as fushatë nuk ka nevojë të ketë, pasi dihet se fushata nuk po ndikon në elektorat por po ndikon para fushata, debatet politike dhe të gjitha të tjerat. Këto parti dihet se nuk kanë as çka të ofrojnë se krejt çka kanë premtuar, asgjë deri më tash nuk kanë bërë”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat