Zyrtari i PDK-së akuzoi rënd Albin Kurtin, analisti i komenton akuzat

Politika

Zyrtari i PDK-së akuzoi rënd Albin Kurtin, analisti i komenton akuzat

Nga: A.Z Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:44
Albin Kurti

Zyrtari i PDK-së, Ilir Gashi ka thënë se kreu i LVV-së, Albin Kurti ka mbetur në mes të Glauk Konjufcës që i’u është referua si “SHIK”, Haki Abazit të cilit iu është referuar si “aktivist i Serbisë” e Arben Vitisë për të cilin ka thënë se akuzohet për korrupsion.

Lidhur me këtë analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se i gjithë arsenali i akuzave të cilin VV-ja e ka përdorur me vite kundrejtë kundërshtarëve politik, sot gjendet brenda subjektit të tyre. Ai thotë se kemi të bëjmë me mbetje të subjekteve të tjera të cilat sot VV-ja po mundohet t’i pastroj nga e kaluara.

“I gjithë arsenali i akuzave, të cilin VV-ja e ka përdorur vite me radhë kundrejtë kundërshtarëve politik, sot gjendet brenda subjektit të tyre. Me ç'rast mund të konkludohet se tashmë është VV-ja organizata e cila brenda saj ka grumbulluar të gjithë koloritin kadrovik i cili në partitë tjera për arsyet nga më të ndryshmet është lënë jashtë. Pra, kemi të bëjmë me mbetje të subjekteve tjera të cilat sot, VV-ja, në cilësinë e lavatriçës, po mundohet t'i pastroj nga e kaluara e tyre gjegjësisht nga akuzat të cilat në masë të madhe vetë i ka ngritur”, tha ai.

Tutje ka shtuar se kjo e dëshmon se VV-ja më së paku mund të cilësohet si alternativë e cila mëton të ofrohet, duket u bazuar në këtë gjysma e qytetarëve kanë rënë viktimë e propagandës së egër e VV-së.

“Kjo dëshmon çartë se VV-ja më së paku mund të cilësohet si alternativë për të cilën mëton të ofrohet. Bazuar në këtë, mund të konkludohet se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë rënë viktimë e propagandës së egër të VV-së dhe çarqeve tjera që tashme dukshëm janë në funksion të saj, si media dhe një pjesë e shoqërisë civile”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat