“Lufta” e Vetëvendosjes me Kushtetuesen – juristi jep lajmin e hidhur për Kurtin

Politika

“Lufta” e Vetëvendosjes me Kushtetuesen – juristi jep lajmin e hidhur për Kurtin

Nga: A.Morina Më: 8 janar 2021 Në ora: 21:03
Albin Kurti

Në vendimin e 21 dhjetorit, Kushtetuesja tha se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, pasi për të kishte votuar Etem Arifi, ndaj të cilit kishte një dënim të shkallës së prerë për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

Kushtetuesja krahas këtij vendimi,  argumentoi se asnjë person që është i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, "nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës".

Ky vendim, natyrisht e prek edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Pasi, në vitin 2018, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi ishin dënuar me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e kuvendit, shkruan "Bota sot".

Ky vendim ka nxitur reagime të ndryshme, ku disa e kanë kundërshtuar plotësisht vendimin e Kushtetueses, e disa edhe e kanë mbështetur.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me mos kandidimin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në zgjedhjet e parakohshme.

Burjani është pajtuar plotësisht me vendimin e Kushtetueses, madje ai ka përmendur se vendimi vlen për të gjithë personat që kanë vepra penale, jo vetëm për Kurtin.

“Ky vendim është i plotfuqishëm për të gjitha partitë politike  dhe për të gjithë kandidatët e partive, pa dallime. Ky vendim nuk duhet të komentohet për një lider politik por për të gjithë personat që kanë kryer ndonjë vepër penale të dënueshme me ligjet në fuqi” theksoi Burjan.

Tutje, juristi u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e dëmton vetëm Kurtin dhe Vetëvendosjen, mirëpo edhe subjektet e tjera politike.

“Kjo është dëm për Albinin e VV-në dhe për të gjithë të tjerët ne Vetëvendosje, PDK, AAK dhe LDK”, përfundoi Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat