“Aderime për poste politike” - analisti kritikon ashpër partitë politike

Politika

“Aderime për poste politike” - analisti kritikon ashpër partitë politike

Nga: A.Morina Më: 8 janar 2021 Në ora: 23:37
Foto Ilustrim

Aderimet e reja në subjektet politike, pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme janë bërë të shpeshta.

Secila parti, përmes prurjeve të figurave të reja brenda strukturave të tyre politike, po synon tërheqjen e një numri më të madh të votuesve.

Disa prej aderimeve edhe janë cilësuar si aderime për përfitime personale dhe materiale.

Njohësi i çështjeve politik, Skënder Mulliqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar aderimet e reja në subjektet politike, pak para zgjedhjeve të parakohshme.

Mulliqi u shpreh se aderimet janë shumë të natyrshme në kohë zgjedhjesh, madje ai tha se tani numri i aderimeve është më i vogël në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

“Aderimet nuk janë asgjë e re para fushatave dhe pas fushatave elektorale. Para këtyre zgjedhjeve nacionale  kemi më pak aderime nëpër parti politike, se herave të kaluara. Meqenëse klima politike kësaj radhe është pro LVV-së dhe Listës së Vjosa Osmanit, sesa për LDK, PDK, AAK e parti më të vogla, për shkak se këto të fundit nuk menaxhuan mirë sa ishin në pushtet gjatë këtyre viteve në Kosovën”, deklaroi Mulliqi.

Analisti tha se numri i aderimeve të analistëve dhe publicistëve është më i vogël, pasi që po kemi më shumë aderime të politikanëve nga njëra parti tek tjetra.

“Po shohim aderime të njerëzve të politikës, më shumë kemi aderime nga njëra parti në tjetrën, si dhe kemi pak aderime të publicistëve dhe analistëve politikë. Duket se ende ka shumë njerëz të cilët po aderojnë në parti të ndryshme  për të përfituar ndonjë post pas përfundimi të zgjedhjeve”, theksoi Mulliqi.

Sipas, Mulliqit  kjo praktikë për përfitime personale po e dëmton rëndë shtete ndërtimin dhe mirëqenien e vendit.

“Kjo e përjashton automatikisht logjikën e shtetndërtimit dhe të mirëqenies të përgjithshme të munguar shumë në vendin tonë. Ka shumë qe po aderojnë sidomos në LVV dhe në Listë, si ndihmes për ta ndryshuar situatën politike dhe situatën ekonomike për të mire”, nënvizoi ai.

Në fund, Mulliqi bëri apel të çmontohet logjika për pasurim brenda natës dhe të bëhet një reformim i thellë brenda subjekteve politike.

“Duhet të çmontohet logjika se politika është vend i përfitimeve të të mirave materjale, si vend ku duhet për tu pasuruar brenda natë, siç  edhe ka ndodhur që 20 vite. Këtë logjikë partitë politike duhet hequr nga rendi i ditës, me reformimin e thellë të tyre, për të mirën e qytetareve të cilët po mbajnë barrën e rëndë të këtyre marifeteve jo të mira”, përfundoi Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat