A do të “Guxo-jë” Vjosa Osmani të garojë e vetme në këto zgjedhje?

Politika

A do të “Guxo-jë” Vjosa Osmani të garojë e vetme në këto zgjedhje?

Nga: A.SH Më: 9 janar 2021 Në ora: 20:56
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë me listë te vet.

Ajo tashmë ka nisur edhe fushatën edhe pse jo zyrtarisht, përshkak se fushata zgjedhore nis me 3 shkurt.

Mirëpo nuk dihet nëse ajo do të hyjë në këtë garë e vetme apo duke iu bashkuar ndonjë subjekti politik.

Analisti politik, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se freskia e këtyre zgjedhjeve do të jetë pikërisht Vjosa Osmani.

Duke shtuar se, nuk do ta ketë lehtë Vjosa Osmani përballë ujqërve politikë me përvojë të madhe zgjedhore, propaganduese e mediatike, po megjithatë lista "Guxo" e Osmanit do ia dalë të bëhet parti parlamentare duke e kaluar pragun zgjedhor.

“Ndër freskitë politike të zgjedhjeve parlamentare që do mbahen më 14 shkurt në Kosovë do jetë Vjosa Osmani, simbolika politike "Guxo" e presidentes në detyrë do jetë befasia më e këndshme e këtyre zgjedhje të jashtëzakonshme që do nxisë e do bënte shtytje gjeneratash të reja politike në Kosovë. Edhe pse nuk do ta ketë lehtë Vjosa Osmani përballë ujqërve politikë me përvojë të madhe zgjedhore, propaganduese e mediatike, po megjithatë lista "Guxo" e Osmanit do ia dalë të bëhet parti parlamentare duke e kaluar pragun zgjedhor. Se listën e Vjosa Osmanit do ta votojmë jo vetëm të pakënaqurit e LDK-së, po edhe qytetarët e pakënaqur nga të gjitha partitë tjera politike”, ka thënë Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

 

Sa i përket asaj nëse do të kandidojë e vetme apo të bashkohet me ndonjë subjekt politik, Mehazi thotë se, më mirë do të ishte nëse lista e Vjosa Osmanit do t’i bashkohet LVV-së së Albin Kurtit sepse do të dilnin shumë më të fuqishëm po të bashkonin forcat.

“Dilemat zgjedhore ekzistojnë te çdo parti politike se si të konkurrojnë, të vetmuar apo të bashkuar me parti tjera, kjo hamendje me siguri ekziston edhe te grupi politik i Vjosa Osmanit. Duke parë kohën e pamjaftueshme e jo premtuese të grupit "Guxo" për të përhapur rrjetin e saj të degëve e nëndegëve në çdo cep të banuar, e mira e Vjosa Osmanit do ishte që t'i bashkohet LVV-së të Albinit sesa e vetmuar t'ju del në ballë kundërshtarëve të vjetër e të sprovuar politikë me degët e nëndegët e tyre zinxhirore në çdo cep të Kosovës. Këto zgjedhje të parakohshme e gjetën të papërgatitur jo vetëm partinë e sapo formuar të Osmanit, por edhe partitë me përvojë të madhe qeveritare e opozitare, prandaj, që Vjosa Osmani të jetë e sigurt në fitore duhet të koaliciomojë me LVV-në. Pra, Vjosa Osmani shumë më e fuqishme do bëhej sikur të bashkonte forcat me Albin Kurtin sesa të garonte e vetmuar gjatë zgjedhjeve të shkurtit”, përfundon Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat