Analisti paralajmëron koalicionet, zbulon arsyet pse Osmani nuk garon e vetme – ky do të jetë presidenti i ri

Politika

Analisti paralajmëron koalicionet, zbulon arsyet pse Osmani nuk garon e vetme – ky do të jetë presidenti i ri

Nga: P.R Më: 9 janar 2021 Në ora: 21:55
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se nuk është qëllim i LDK-së që të ketë një koalicion klasik, dhe se kush dëshiron bashkëpunimin me këtë parti, përfshirë edhe AKR-në, duhet të shkrihet brenda një liste të përbashkët.

“Besoj që nuk lidhet asgjë, parimisht koalicione parazgjedhore nuk do të ketë në kuptimin klasik ajo që jemi mësuar të shohim deri tash. Do të ketë koalicione me parti ose individë të përfaqësuar në një front politik të përbashkët, ose një listë të përbashkët politike sepse zgjedhjet edhe ashtu janë të jashtëzakonshme dhe kanë natyrën e tillë të punës”, u shpreh Haziri.

E lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit dhe koalicionet e mundshme, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai thotë se këto zgjedhje do ta thellojnë edhe më shumë krizën politike në Kosovë.

Image
Nexhat Haziri

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të “Ditës së të dashuruarve” me 14 shkurt, nuk pritet që të sjellë edhe shumë “dashuri” në skenën politike kosovare, përveç që do ta thellojnë edhe më shumë polarizimin në mes partive politike dhe po ashtu vendin ta dërgojnë nga kriza në një krizë edhe me të thellë politike e institucionale, dhe jo vetëm”, thotë Haziri.

Haziri për “Bota sot” ka folur edhe për koalicionet e mundshme parazgjedhore..

“Shenjat e para të koalicioneve parazgjedhore janë ato në mes LDK-së dhe AKR-së, PDK-së dhe NISMAS që do të realizohet apo lidhet në minutat e fundit të afateve të përcaktuar nga KQZ-ja për certifikim të partive politike dhe listave për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, LVV-ja me Iniciativën e ashtuquajtur “GUXO” të Vjosa Osmanit, ndërsa AAK-ja pres që të shkoj e vetme me shpresë se do të arrijë një numër deputetesh prej 10, që lideri i saj Haradinaj, ta vazhdoj ëndrrën e tij për tu bërë president i vendit në një koalicion pas zgjedhor”, thekson Haziri, duke treguar pse Vjosa Osmani nuk do të garojë e vetme.

“Sa i përket Vjosa Osmanit dhe iniciativës së saj, jam i sigurt se ajo nuk do të garoj vetëm, pasi është e vetëdijshme se nuk do ta kaloj pragun zgjedhor, pasi elektorati që ajo synon, nuk do të mashtrohet me parullat e saja se gjoja është rugoviste, dhe në fund përfundon në prehrin e Albin Kurtit, në aspektin politik, e shndërruar në një marionetë politike për llogari të të majtës ekstreme për ta dëmtuar LDK-në”, nënvizon Haziri.

Për fund, analisti politik, Nexhat Haziri ka parashikuar se kush do të jetë presidenti i Kosovës, nëse fiton Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Se kush do të jetë kryeministër e kush president, kjo do të varet nga vullneti I qytetarëve që do të administrohet nga kutit e votimit, por nëse flasim për atë që po propagandohet më të madhe, ne rast se e majta ekstreme merrë pushtetin në Kosovë, atëherë edhe presidenti i vendit do të vije dikush me ideologji të majtë, dhe ky do të jetë Rexhep Qosja, e që njihet si frymëzues i të majtës ekstreme në Kosovë. Por, me më shumë gjasa vendi do të thellohet në krizë politike e institucionale, se sa mund të kemi institucione të reja në kohë optimal të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit”, përfundon për gazetën “Bota sot”, analisti politik, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat