Ky është skenari që i pret Haradinajn e Gucatin edhe nëse nuk gjenden fajtorë

Politika

Ky është skenari që i pret Haradinajn e Gucatin edhe nëse nuk gjenden fajtorë

Nga: M.H Më: 9 janar 2021 Në ora: 22:22
Haradinaj dhe Gucati

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur seanca e radhës për Haradinajn dhe Gucatin, në Hagë.

Mirëpo në këtë seancë nuk u paraqitë nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Ai do të deklarohej fajtor ose i pafajshëm, por sikurse ka bërë me dije avokati mbrojtës i Haradinajt ai nuk ka pranuar të paraqitet në shenjë “proteste për mënyrën se si është trajtuar”.

Në lidhje me këtë temë, njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që tanimë publikisht e dim që më 11 dhjetor të vitit të kaluar Nicolaus Guillio gjykatës në Gjykatën Speciale në Hagë, konfirmoi aktakuzën ndaj nënkryetarit dhe kryetarit të OVL-së Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatit.

Image
Gani Qarri

Ata u arrestuan pas aktrimit me kopjet e dosjes së Gjykatës Speciale, që posta e porositur ua dërgonte me postier të “panjohur” të kamufluar me maska anti-Covid-19, në zyrat e OVL-së.

Qarri më tej thotë që në këtë seancë do të duhej që Haradinaj të merr pjesë për deklarimin personal lidhur me pranimin apo mos-pranimin e padisë që rëndon mbi të.

“Siç dihet tanimë publikisht, me 11 dhjetor të vitit të kaluar Nicolaus Guillio gjykatës në Gjykatën Speciale në Hagë, konfirmoi aktakuzën ndaj nënkryetarit dhe kryetarit të OVL-së Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatit, të cilët u arrestuan pas aktrimit me kopjet e dosjes së Gjykatës Speciale, që posta e porositur ua dërgonte me postier të “panjohur” të kamufluar me maska anti-Covid-19, në zyrat e OVL-së. Kështu që me apo pa të drejtë dhe pa marrë parasysh faktin se si dhe pse ndodhën akte të tilla, mu në fazën përgatitore për fillimin e arrestimeve nga Gjykata Speciale, Haradinaj dhe Gucati, sot akuzohen për “vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, pengim të personave të autorizuar ligjor në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës penale”. Ndaj më 8 janar, pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, u mbajt konferenca statusore për rastin e dy të akuzuarve në fjalë, në të cilën gjykatësi i procedurës paraprake organizon dëgjimin e palëve dhe jep arsyetimet për ngritjen e aktakuzës, ndërsa prokurori ofron provat që posedon për bazimin e padive të ngritura kundër të arrestuarve, ku në raste normale të zhvillimit të proceseve juridiko-gjyqësore, do duhej të ishte i pranishëm edhe vet z. Haradinaj, për deklarimin personal lidhur me pranimin apo mos-pranimin e padisë që rëndon mbi të, u shpreh Qarri.

Më tej, Qarri thotë që avokati ligjor i Haradinajt shpjegoi që nga Prokuroria e Specializuar deklaruan se edhe nëse mendohet që nuk kanë materiale të mjaftueshme, ata posedojnë mëse tri paketa me 838 faqe materiale të shkruara dhe 27 sekuenca audio-filmike me materiale rënduese, mbi data, raste dhe vende të kryerjes të krimeve sipas pretendimeve të Sepciales.

Qarri shtoi se Prokuroria paralajmëroi se nga 19 shkurti mund të fillohet për nxjerrjen e materialeve të sekuestturar dhe u kërkuar që gjykimi të fillojë në pranverë të këtij viti.

“Madje përkundër faktit se avokati i tij, shpjegoi se si mbrojtës i autorizuar ligjor i Haradinajt, do ta hedhë poshtë në tërësi aktakuzën, nga Prokuroria e Specializuar deklaruan se edhe nëse mendohet që nuk kanë materiale të mjaftueshme, ata posedojnë mëse tri paketa me 838 faqe materiale të shkruara dhe 27 sekuenca audio-filmike me materiale rënduese, mbi data, raste dhe vende të kryerjes së krimeve sipas pretendimeve të Speciales, kundër të akuzuarve. Për aq më tepër, Prokuroria e Specializuar, po në këtë seancë, paralajmëroi se nga 19 shkurti mund të fillohet edhe me nxjerrjen e materialeve të sekuestruara dhe u kërkua nga Gjykata Speciale që gjykimi kundër Hardinajt dhe Gucatit të filloi që në pranverë të këtij viti, ndërsa mbrojtja kërkoi që fillimi i gjykimit, kundër tyre, të shtyhet deri në verë apo mesi i verës që vjen, me arsyetimin se të paktën deri atëherë, u duhet kohë për përgatitjen e mbrojtjes së Haradinajt dhe Gucatit”, u shpreh Qarri.

Në fund, Qarri nuk e arsyeton veprimin e Haradinaj, ai thotë që do të duhej të merrte pjesë në këtë seancë në mënyrë që të jetë në respektim të rregullave dhe se me sjelljet e tilla në Gjykatë mund vetëm të i rëndohet procedura.

Sipas Qarrit në bazë të paralajmërimit të Specialës të dy, po i pret një proces i vështirë dhe i gjatë gjykues edhe nëse ata nuk gjenden fajtorë në të gjitha pikat e pretenduara nga prokuroria.

“Ndaj pavarësisht nëse e pranon apo jo këtë gjykatë, z. Haradinaj të paktën do duhej respektuar rregullat e procedurës penale dhe të merrte pjesë në seancën gjyqësore, ngase edhe sjelljet në gjykatë dhe me gjykatën rëndojnë procedurën ndaj tyre. Madje sipas paralajmërimeve nga Gjykata Speciale,pa marrë parasysh faktin se pajtohen ata, apo jo, me aktakuzën, sipas pretendimeve të prokurorisë, Haradinaj dhe Gucati, pritet të përballen me një proces të vështirë dhe të gjatë gjykues, i cili mund të marrë vite edhe nëse ata nuk do të gjenden fajtor në të gjitha pikat e pretenduara nga prokuroria, gjë që do ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen e tyre shëndetësore edhe ashtu të rënduar, sidomos të z.Gucati i cili në trup bart edhe plagë të rënda lufte”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat