Kalkulimet e listave të partive politike

Politika

Kalkulimet e listave të partive politike

Nga: A.M. Më: 10 janar 2021 Në ora: 15:37
Ilustrim

Analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për listat e partive politikë për zgjedhjet .

Ai ka treguar se si funksionon zgjedhja e individëve nëpër listat zgjedhore.

“Zgjedhjet me lista të hapura, kanë treguar se në çdo palë zgjedhje ndryshimet janë evidente. Sidomos në ketë kohë kur rrjetet sociale, janë mundësi e mirë e promovimit të kandidatëve. Natyrisht se opsioni me i sigurt mbetet fuqia financiare e individëve të cilët duhet të kenë njerëz që punojnë aktivisht për ta si dhe ta kenë mbështetjen e subjektit, ku çarqe të mbyllura bëjnë kalkulime dhe projeksione të tilla që individ të caktuar privilegjohen”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu,  Duhanaj ka shtuar se në çdo palë zgjedhje ka prurje të reja.

Ai thekson se ka rënie kualitative, pasi që ka raste të deputetëve të pa përvojë në çdo aspekt.

“Pos kësaj ekziston edhe mundësia reale e që është treguar me efektivja  ku përmes komisionarëve gjatë procesit të numërimit parti të caktuara ndikojnë në selektimin e individëve. Kur flasim për ndryshimet strukturore e kadrovike, kemi parë që në çdo palë zgjedhje ka prurje të reja  megjithatë, duhet theksuar se ka pasur rënie kualitative ku me shumë kemi të bëjmë me deputet të pa përvojë në çdo aspekt, pra të cilët punën e parë në jetën e tyre e bëjnë atë të deputetit e që mandati u shkon pa e arritur as akomodimin dhe orientimin e duhur”, ka përfunduar Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat