Vjosa Osmani bie në “sy për të keq” - profesori ka këtë paralajmërim

Politika

Vjosa Osmani bie në “sy për të keq” - profesori ka këtë paralajmërim

Nga: M.H Më: 10 janar 2021 Në ora: 21:55
Vjosa Osmani

Njëra ndër temat që po komentohet kohët e fundit është punësimi i personave nga ushtruesja e postit të presidentit, Vjosa Osmani.

U.D. e Presidentit, Vjosa Osmani, ka punësuar në zyrën e saj tre persona që aderuan në listën “Guxo”, që janë asamblistë LDK-së në Ferizaj.

Më pas u dha njoftimi se ata iu bashkuan listës së saj.

Në lidhje me këtë temë profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, nuk arsyeton veprimin e Osmanit duke u shprehur që punësimet e tre personave në zyrën e Presidencës janë gjeste të pahijshme.

Image
Sulejman Mehazi

Me kësi punësime parazgjedhore, përkundrazi më shumë largon sesa që afron qytetarët drejt grupit "Guxo" të saj, theksoi më tej profesori.

“Nëse znj. Vjosa Osmanin e përkrahim pareshtur nuk do të thotë se do ta përkrahim edhe për veprimet apo gjestet e pahijeshëm të saja, sikurse në këtë rast, me punësimin e tre personave në zyrën e Presidencës për shkak se aderuan në grupin politik të Vjosa Osmanit. Sjelljet e tilla parazgjedhore të Vjosa Osmanit janë të papranueshme e bien në sy të keq para qytetarëve që do votojnë. Më kësi punësime parazgjedhore, përkundrazi më shumë largon sesa që afron qytetarët drejt grupit "Guxo" të saj. Që në fillim vërehet se këto punësime të Vjosa Osmanit në zyrën e saj të Presidencës janë joserioze, të përkohshme, disa mujore e sezonale pa një statut të rregull punësimi, sa për sy e faqe, sa për t'u arsyetuar para qytetarëve, se më shumë janë punësime votash, sesa të përhershme”, u shpreh Mehazi.

Më tej, Mehazi thotë që ato punësime nuk jan asapak serioze për shkak se edhe vet statui juridik I Osmanit është I shkurtur si ushtruese e postit të presidenit.

Profesori thotë që me këto punësime ka dobësuar “Guximin” e Osmanit sesa që do shtojnë aderimet në listen e saj

“Asesi nuk janë punësime serioze e të përhershme për shkak se edhe vet statuti juridik i Vjosa Osmanit është i shkurtë, i përkohshëm, është ushtruese e përkohshme e Presidentit, prandaj punësimet e Vjosa Osmanit më shumë janë lojëra votash e hiç gjë më shumë. Llojet e këtilla të punësimeve më shumë do ta dobësojnë "Guximin" e Vjosa Osmanit sesa që do shtonte aderimet në listën e saj "Guxo". Vjosa Osmani duhet të koncetrohet për t'i fituar zgjedhjet, e pas asaj të hyjë në qeveri e pastaj i lejohet të punësojë anëtarët e saj partiak e jo tani”, përfundon profesori për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat