Flasin nga AKR-ja, japin detajet e fundit për koaliconin me LDK-në

Politika

Flasin nga AKR-ja, japin detajet e fundit për koaliconin me LDK-në

Nga: M.H Më: 11 janar 2021 Në ora: 14:42
Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli

Kohët e fundit koaliconet parazgjedhore mbetet njëra ndër temat që po prek partitë politike por edhe qytetarët vendit.

Një ndër koalicionet e përfoluara është ai midis LDK-së dhe AKR-së.

Edhe pse nga AKR u fol që ky koalicion është shumë afër, para pak orësh kreu I LDK-së, Isa Mustafa u deklarua që do të garojë e vetme mirëpo me një listë të kandidatëve të partive tjera, ndër to edhe AKR-së.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vendosur që këto palë zgjedhje të garojë e vetëm, por me një listë të kandidatëve për deputet me përbërje edhe të partive të tjera”, u shpreh Mustafa.

Ndërsa në lidhje me këtë temë, “Bota sot”, kontaktoi me këshilltarin e kreut të AKR-së, Naim Murseli.

Murseli për “Bota sot”, u shpreh që AKR do të garojë së bashku me LDK-në në një koalicon parazgjedhor me një listë të ngushtë afër 10 kandidatë, emrat e të cilëve Murseli u shpreh që do të publikohen shumë shpejtë.

“AKR do të garon së bashku me LDK-në në një koalicion parazgjedhor, ku ne do të kemi një listë të ngushtë prej diku 10 kandidatë. Të cilët emra jemi duke i vendosur këto ditë. Këtë javë bëhen publike”, përfundoi Murseli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat