Analisti vë në pah dallimet e programeve politike të LDK-së me VV-në

Politika

Analisti vë në pah dallimet e programeve politike të LDK-së me VV-në

Nga: M.H Më: 12 janar 2021 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme kryeministrinë detyrë Avdullah Hoti përmes një konference për media paralajmëroi për rikthimin e reciprocitetit ndaj shtetit të Serbisë.

“Kur e kemi filluar procesin e dialogut, në javët e para kur unë e kam marrë Qeverinë i kemi heq masat e reciprocitetit dhe e kemi shfuqizuar vendimin për tarifën dhe çfarë ka qenë më herët, që i ka hapur rrugë procesit të dialogut. Kjo është bërë me një afat të caktuar kohor, për disa muaj, dhe sapo ky proces të vije në përfundim, ose procesi mbaron me njohje reciproke, ose ne i zbatojmë të gjitha masat e reciprocitetit, pa përjashtim”, u shpreh Hoti për media.

Në lidhje me kthimin e reciprocitetit i kontaktuar nga “Bota sot”, analisti politik, Hidajet Ahmeti u shpreh që këto veprime të tilla janë për fushtata zgjedhore që jemi mësuar duke i dëgjuar.

Image
Hidajet Ahmeti

Ahmeti shton që reciprociteti ishte politikë programore e Kurti dhe LDK-ja ka qenë vazhdimësi kundër kësaj politike.

“Veprimet e tilla të zotit Hoti më shumë janë pjesë e frazave boshe të fushatës zgjedhore që jemi mësuar t’i dëgjojmë në retorikën politike të zyrtarëve të LDK-se. Veprimet kontradiktore të LDK-së, po them të LDK-së, pasi zoti Hoti përfaqëson këtë frymë politike që jemi dëshmitar të politikave qeverisëse të tyre e që nuk kanë prodhuar stabilitet politik, zhvillim ekonomik, punësim e me një fjalë nuk kanë prodhuar mirëqenie sociale. Tash kur nuk ka filluar fushata zgjedhore në mënyrë zyrtare kanë filluar kalkulimet politike, duke kalkuluar në premtimet që sjellin vota, por edhe mund të kthehen bumerang, pasi reciprociteti ka qenë politike programore e Qeverisë Kurti dhe LDK-ja ka qenë në vazhdimësi kundër kësaj politike”, u shpreh Ahmeti.

Në fund, Ahmeti thotë që këto premtime nuk mund të sjellin vota përkundrazi mund ta largojnë LDK-në, nga votuesit.

“Mendoj se ky premtim i zotit Hoti më shumë shpërfaqë atë krizën e brendshme të LDK-së dhe identitetin e fluid të saj. Gjykoj se këto premtime për të cilat LDK-ja pas kritikë radikale nuk mund të sjellin vota, por përkundrazi shpërfaqin injorocën, jo seriozitetin e mbi të gjitha imitimin e një politike që ka prodhuar një subjekt tjetër politik. Këto politike imituese e largojnë LDK-në nga koncepti politik bazë, por edhe nuk konsiderohen serioze tek votuesit potencial”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat