Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së paralajmëron Kurtin: Jemi drejt fitores, VV-ja do të pësojë humbje spektakolare

Politika

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së paralajmëron Kurtin: Jemi drejt fitores, VV-ja do të pësojë humbje spektakolare

Nga: N. H Më: 13 janar 2021 Në ora: 10:43
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti

Edhe pse zyrtarisht akoma nuk ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, partitë politike në vend tashmë kanë filluar tubimet e tyre.

Të bindur në fitore, shprehen të jenë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo parti, përkundër sondazheve, konsideron së do të dalin të parët, kurse thonë se Lëvizja Vetevendosje do të pesojë një humbje të madhe nga këto zgjedhje.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bedri Nika, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se partia e tij është gati të udhëheqë sërish më Kosovën.

Ai po ashtu tregon se sondazhet e tyre dhe trendi i votës së qytetarëve do të konfirmojnë fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Image
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bedri Nika

“Mund të ju siguroj se Lidhja Demokratike e Kosovës është gati ta udhëheqë sërish Kosovën. LDK-ja është drejt fitores së një mandati të dytë qeverisës. Sondazhet tona dhe trendi i votës së qytetarëve do të konfirmojnë fitoren tonë. Për disa të tjerë, mund të tingëllojë paradoksale, por me besoni se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti brenda në vete kanë një pritshmëri të mos humbasin, ndoshta shumë thellë, por ju siguroj se humbje spektakolare do të kenë”, ka thënë anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, të mërkurën për gazetën “Bota sot”.

Tutje, kryetari i degës së LDK-së në Drenas, ka potencuar se qytetarët kurrë nuk do ia falin liderit të VV-së tensionimin e raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa, ka deklaruar se në këto zgjedhje kreu i Vetëvendosjes do ta vulos disfatën e radhës.

“Jam i bindur që qytetarët nuk do ia falin kurrë z. Kurtit se në çfarë tensione e kishte futur Kosovën me aleatet euroatlantik, me konkretisht me SHBA-në. Unë konsideroj me bindje të plotë se sondazhet tona tregojnë që Kosova do ta votojë bindshëm LDK-në. Ndërsa, për z. Kurti në këto zgjedhje do ta vulos disfatën e radhës, por këtë herë me të thellën dhe përfundimtaren. Mos harroni, me rëndësishme se 14 shkurti mund të jetë 18 shkurti, Dielli mund të jetë më i fort”, ka deklaruar ai. Në fund, dëshiroj që arsyeja dhe interesi i Kosovës dhe demokratëve te vërtetë të dalë mbi inercinë e një rruge ku opozita mund ta kthej Kosovën në një tatëpjete pa kthim dhe besoj që qytetarët do ta votojnë Partinë më të mirë të historisë se Kosovës -LDK-në”, ka potencuar Nika.

Krejt në fund, ai ka kujtuar se Kosova ka shumë punë përpara, gjersa ka paralajmëruar se pa arrestimin e kriminelëve, vendi nuk mund të ketë liberalizim të vizave dhe as perspektivë të shendosh evropiane.

“Të gjithë e dimë që Kosova ka shumë punë përpara dhe për të pasur një perspektivë evropiane, Kosova duhet të luftojë krimin dhe korrupsionin dhe besoj se të gjithë e dinë që pa burgosjen e kriminelëve, nuk mund të kenë liberalizimin e vizave dhe një perspektivë të shendosh evropiane nuk është e mundur këto janë pengesat për zhvillimin e shtetit të Kosovës”, tha për “Bota sot” anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i degës së LDK-së në Drenas, Bedri Nika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat