Osmani e Kurti bashkuan forcat, profesori jep parashikimin: Ja kush do të fitojë – ‘zbulon’ mënyrën se si Osmani mund të vije në krye të shtetit

Politika

Osmani e Kurti bashkuan forcat, profesori jep parashikimin: Ja kush do të fitojë – ‘zbulon’ mënyrën se si Osmani mund të vije në krye të shtetit

Nga: N. H Më: 15 janar 2021 Në ora: 22:29
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Tashmë është konfirmuar se lideri i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti synon postin e kryeministrit, ndërsa, ish-nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, synon postin e presidentes së Kosovës. Osmani aktualisht është u.d. si presidente e Kosovës.

Osmani dje edhe zyrtarisht iu bashkua garës zgjedhore në një listë me Lëvizjen Vetëvendosje të udhëhequr nga Albin Kurti, për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen këtë muaj.

Lidhur me bashkimin e Osmanit me Kurtin, për këtë çështje ka folur profesori dhe njohësi i rrethanave politike në vend.

Profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” konsideron se bashkimi i dy politikanëve më të votuar në vend ka gëzuar shumicën e qytetarëve të Kosovës.

Mehazi shprehet se futja e ish-nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në një listë me Lëvizjen Vetëvendosje, ka hequr shumë dilema mjegulluese e përçarëse të te votuarit.

Image
Sulejman Mehazi

“Bashkimi i dy politikanëve më të autoritetshëm, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, në një listë garuese zgjedhore të 14 shkurtit jo vetëm që ka gëzuar shumicën e qytetarëve të Kosovës, por dhe qytetarëve apo votuesve ju ka dhënë qartësi për të dalluar të keqen politike njëzetvjeçare nga e mira shpresëdhënëse politike. Futja e Vjosa Osmanit në listën e Lëvizjes Vetëvendosje ka hequr shumë dilema mjegulluese e përçarëse të te votuarit, se, kujt Albin Kurtit apo Vjosa Osmanit. Me bashkimin e forcave të Albinit dhe Vjosës këto dilema hamendjesh nuk ekzistojnë, tani më votuesit e Vjosës e Albinit nuk kanë të tilla dilemash”, ka deklaruar Mehazi.

Tutje, ai ka shtuar se për këtë bashkim, Kurti ka futur Osmanin për t’i hequr dilemat e qytetarëve, ndërsa mendon se këtë veprim e ka bërë në dëm të Kryesisë së partisë.

“Pikërisht, Albin Kurti e ka pranuar, dhe e ka futur në listë Osmanin vetëm për arsye të këtyre dilemave të qytetarëve, bile në dëm të kryesisë qendrore të partisë së tij e në të mirë të Vjosës e votuesve. Bashkimi në një listë zgjedhore e ka kuptimin e xhentëlmenësh Vjosa Osmanit e cila gjatë mocionit kundër qeverisë së Kurtit, la më një anë LDK-në në përkrahje të Kurtit, dhe ja tani, të kavalierizmit të Kurtit i cili gjatë këtyre zgjedhjeve parlamentare të shkurtit e futi në listë të përbashkët garuese Vjosa Osmanin”, ka shtuar me tej ai.

Ai ka theksuar se Osmani dhe Kurti do të fitojnë bindshëm ndaj konkurrentëve tjerë.

Ndërsa, krejt në fund, Mehazi ka shpjeguar edhe mënyrën se si Osmani mund të vije në krye të shtetit të Kosovës.

“Bashkimin politikë të Osmanit me Kurtin mund ta quajmë si bashkim i kavalierizmit politik të Albin Kurtit dhe xhentëlmenësh politike të Vjosa Osmanit. Dhe binomi Kurti-Vjosa do jetë shpresë e madhe politike për Kosovën të cilët do fitojnë bindshëm ndaj konkurrentëve të korruptuar politikë. Pas zgjedhjeve Kosova do ketë kavalierin Albin Kurtin Kryeministër, kurse xhentëlmenia Vjosa Osmani gjatë seancës së parë e të dytë parlamentare nuk do mund të bëhet presidente për shkak të 80 votave të deputetëve, po në seancën e tretë parlamentare juridikisht me 61 votat e deputetëve i mundësohet të bëhet presidente e Republikës së Kosovës”, tha në fund, profesori Sulejman Mehazi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat