“Kurti e ka të sigurt postin e kryeministrit”, Krasniqi flet dhe për mundësinë që Osmani të jetë presidente

Politika

“Kurti e ka të sigurt postin e kryeministrit”, Krasniqi flet dhe për mundësinë që Osmani të jetë presidente

Nga: G.B Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:38
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Albin Kurti ka shpallur kandidaturën për kryeministër, ndërsa Vjosa Osmani atë për presidente të vendit.

Pas kësaj marrëveshje kanë pasur përkrahje, por nuk kanë munguar as kritikat.

E analisti politik, Islam Krasniqi, mendon se me kandidimin si pjesë e listës zgjedhore të VV-së, Osmani ia ktheu sërish LDK-së elektoratin, por që edhe koha e shkurtër nuk ia mundësoi formimin e partisë.

Image
Islam Krasniqi

"Kjo marrëveshje e fuqizon LDK-në pasi që znj.Osmani nuk arriti të formojë partinë e saj dhe u fut në listën zgjedhore të VV-së, duke ja kthyer përsëri elektoratin LDK-së, të cilët pritën që të përkrahin partinë e znj.Osmani, por që koha e shkurtër ia pa mundësoi krijimin e partisë së saj", është shprehur ai për gazetën "Bota sot".

Sipas tij, Osmani do të kishte përkrahje më të madhe nëse do të kandidonte e vetme, por që sërish nuk do të kishte shanse të mëdha për të marrë postin e presidentit.

"Gjithsesi nëse znj. Osmani do të kandidonte e vetme, do të kishte përkrahje më të madhe, jo që do të arrinte të merrte shumë vota por që do të kalonte pragun zgjedhor dhe që do të ishin shanset më të mëdha për të arritur te posti i presidentit", ka vlerësuar Krasniqi.

Ai shton se Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm, ndërsa Osmani ka gjasa të vogla për presidente, pasi i duhen 2/3 në Kuvend.

"Lideri i VV-së e ka të sigurt postin e kryeministrit, gjersa znj. Osmani i ka gjasat shumë të vogla për presidente sepse nuk mund t'i arrijë 2/3 e votave në kuvend", ka deklaruar Islam Krasniqi për "Bota sot".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat