Hasani: Kur do të kthehet lapidari i UÇPMB-së në Preshevë?

Politika

Hasani: Kur do të kthehet lapidari i UÇPMB-së në Preshevë?

Nga: A.M. Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:51
Lapidari i UÇPMB-së në Preshevë

Tashmë po bëhen tetë vite nga largimi i përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së në Preshevë.

Për këtë çështje ka folur për “Bota sot” profesori Refik Hasani. Ai ka kritikuar  liderët partiake e institucionalë në Kosovn Lindore, si dhe në Prishtinë e Tiranë.

“Nuk u mbrojt si duhet dhe nuk ka asnjë përpjekje serioze nga liderët partiake e institucionalë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, por dhe ka mungesë ku asnjë pikë vullneti s`ka nga Prishtina e Tirana zyrtare bëjnë e ndërmarrin ndonjë

Sivjet, më datën 20 janar bëhen 8 (tetë) vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai u shpreh se ka pas premtime të shumta për kthimin e Lapidarit të UÇPMB-së.

“Shumë premtime u dhanë se Lapidari i UÇPMB-së do të kthehet aty ku ishte. Por deri tash ato mbetën vetëm premtime dhe fjalë. Atëherë, kur do të kthehet lapidari i  UÇPMB-së në Preshevë?.

Apo harrohet edhe ky lapidar, sikur lufta e UÇPMB-së dhe Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars të vitit  1992”, ka deklaruar Hasani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat