Aderimet nëpër parti, analisti: Sjellin freski me ide të reja

Politika

Aderimet nëpër parti, analisti: Sjellin freski me ide të reja

Nga: G.B Më: 16 janar 2021 Në ora: 15:56
Ilustrim

Kanë mbetur më pak se një muaj deri në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Me 14 shkurt, qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit, për të përzgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Partitë tashmë kanë publikuar thuajse të gjithë emrat që do të jenë në listën për kandidatë.

E në këtë kohë parazgjedhore, në partitë që janë në Kosovë, po ka mjaft aderime.

Shumë prej analistëve politik, i janë bashkuar subjekteve politike dhe disa pritet të jenë dhe në garë për deputet.

Image
Leon Duhanaj

Lidhur me këtë, analisti politik, Leon Duhanaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se aderimet janë normale, pasi partitë duhet të kenë prurje të reja.

"Çështja e aderimeve të kuadrove nëpër subjektet politike, është çështje sado që duket e panatyrshme mendoj që është normale, pasi që për çdo subjekt, është me rëndësi të ketë prurje të reja", është shprehur ai.

Sipas tij, tek ne këto shihen të panatyrshme dhe qytetarët bien pre e manipulimit të individëve të caktuar, në vend që të vlerësojnë ofertat programore.

"Në radhë të parë, tek ne duket si e panatyrshme pasi që ne si shoqëri kemi deficit në emancipimin politiko-ideologjik. Si pasojë e kësaj kemi shkarrje edhe në segmente tjera, si p.sh: qytetarët, në vend të vlerësimit të ofertave programore, bien pre e manipulimit të individëve të caktuar", ka vlerësuar Duhanaj.

Ai shton se aderimet sjellim freski dhe ide të reja, ku në disa raste e provojnë fatin, e disa dalin të suksesshëm ndërsa atyre që u mungon suksesi, largohen.

"Mendoj që aderimet e reja, sjellin freski në ide të reja në kuadër të subjekteve. Në disa raste, mund të ndodhë që të tillët provojnë fatin dhe, nëse u mungon suksesi, largohen, në disa mund të dalin të suksesshëm. Pra është i ngjashëm me transferet përforcuese në sport", ka deklaruar Leon Duhanaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat