“Debati Kurti-Hoxhaj”, analisti tregon prapavijat e dështimit

Politika

“Debati Kurti-Hoxhaj”, analisti tregon prapavijat e dështimit

Nga: M.H Më: 16 janar 2021 Në ora: 23:09
Kurti dhe Hoxhaj

Ditë më parë kandidati për kryeminsitër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka ftuar në debat kandidatin nga radhët e VV-së, Albin Kurti në një debat televiziv.

Hoxhaj u shpreh që një përballje mes kandidatëve për kryeministër do të ishte e duhura për opinonin e gjerë.

“Për më shumë e ftoj z. Kurti në pesë debate televizive. Një debat për ekonominë, një debat për shëndetësinë, një debat për sundimin e ligjit, një për sistemin arsimor, e një debat për politikën e jashtme, e një debat të fundit të gjashtin, me 12 shkurt për të gjitha temat e mundshme”, u shpreh Enver Hoxhaj.

Megjithatë, këtë ftesë publike, në mënyrë të tërthortë, e refuzoi Albin Kurti.

“Kjo garë është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit. E në atë garë, as unë as zonja Presidente, as s’kemi çfarë bëjmë as s’kemi çfarë kërkojmë”, tha zoti Kurti.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Nexhat Haziri në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që mungesa e debatëve që të përballen me njëri-tjetrin konkurentët paraqesin një mangësi në procesin e zgjedhjeve dhe nuk tregon pjekuri të liderëve politikë në zhvillimin e demokracisë.

“Mungesa e debatëve ku do viheshin përballë njëri-tjetrit konkurentët kryesor për postët kryesor siç është shefi i qeverisë apo kryeministri, paraqesin mangësi në procesin e zgjedhjeve dhe një privim i qytetarëve nga gjykimi i tyre në bazë të programeve dhe alernativav që do të paraqitnin liderët politik në këto debate. Pra mungesa e këtyre debatëve është një standar i ulët i demokracisë nëse mund të shprehem dhe nuk tregon për një pjekuri të liderëve politik në zhvillimin e demokracisë dhe avancim në qeverisje dhe politikbërje”, u shpreh Haziri.

Më tej, analisti thotë që ky refuzim I Kurtit lidhet me dy gjëra, me frikën dhe mungesën e demokracisë për prirje për dialog qoftë edhe me kundërshtarët politik.

Sipas Hazirit kjo është një nga metodat me të cilat funksionojnë diktatorët.

“Injorimi i këtyre debateve nga z. Kurti dhe ftesave nga z. Hoxhaj, shpërfaqë jo vetëm frikën e këtij të parit në përballje me kundërshtarët politik në debate, por tregon edhe për mungesë demokracie dhe pririje për dialog, qoftë edhe më kundërshtarët politik. Z. Kurti demorkacinë e kupton vetëm sipas dogmës së tij idologjike ku vetëm ai flet dhe të tjerët duhet ta dëgjojna dhe poashtu gjithcka që thotë ai , të tjerët duhet për t'ia aprovuar. Kjo është një nga metodat me të cilat funksionojnë diktatorët, sidomos ata që vijnë nga idologjia e majtë esktremiste”, përfundon Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat