Diaspora, përcaktuese e fituesit në zgjedhjet e 14 shkurtit

Politika

Diaspora, përcaktuese e fituesit në zgjedhjet e 14 shkurtit

Nga: A.M. Më: 17 janar 2021 Në ora: 15:46
Faton Mehmeti

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti në një prononconim për “Bota sot” ka diskutuar për votën e diasporës.

Sipas tij, Diaspora mund të sigurojë deri në dhjetë vende në Kuvendin e Kosovës.

“Diaspora me votat e saja mund të siguroj 10 vende në Kuvendin e Kosovës, pra votat e Diasporës janë përcaktuese për fitoren e një subjekti politik, dhe kjo s`ka dyshim. Krejt varet sa është e angazhuar diaspora për të votuar, pro sipas asaj që po shohim, diaspora si kurrë me parë është e vendosur për të votuar, dhe votat e saj janë shumë të mëdha”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Mehmeti ka potencuar se Diaspora mund të jetë përcaktuese për fituesin e zgjedhjeve.

“Diaspora, po themi i siguron diku mbi 10 deputet, dhe kjo nuk është pak. Andaj, secila parti që përfiton diasporën e merr edhe pushtetin në Kosovë, kur dihet edhe ndikimi që ata kanë tek të afërmit e tyre në Kosovë, kjo vetëm sa rritet edhe më shumë. Andaj, Diaspora do të jetë përcaktuese për fituesin e zgjedhjeve”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat