E thotë profesori: LVV do t’i fitojë zgjedhjet, ndërsa kjo parti do të befasojë më 14 shkurt

Politika

E thotë profesori: LVV do t’i fitojë zgjedhjet, ndërsa kjo parti do të befasojë më 14 shkurt

Nga: M.H Më: 17 janar 2021 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Zgjedhjet në vendin tonë do të mbahen më 14 shkurt dhe tashmë veçse kanë filluar fushtatat parazgjedhore për të bindur qytetarët për votën e tyre.

Gjatë ditës së djeshme partitë politike prezantuan listat e kandidatëve për deputetë.

Nga këto lista pamë që aderimet ishin të shumta te secila parti, shkruan “Bota sot”.

Aderimet më të përfoluara ishin, Vasfije Krasniqi-Goodman, Avni Dehari (babi i Astrit Deharit), Adriana Matoshi, Avdyl Krasniqi (vëllau i Jakup Krasniqit), Donika Gërvalla, Eqrem Berisha, e shumë aderime të tjera.

Këto aderime padyshim që ngjallën reagime tek opinoni i gjerë, ndërsa i kontaktuar nga “Bota sot”, profesori Sulejman Mehazi u shpreh që aderimet që po ndodhin para zgjedhjeve janë normale dhe bëhen nga personat e pakënaqur të cilët nuk e gjejnë vetën në partitë e tyre.

Image
Sulejman Mehazi

Më tej, Mehazi përmend disa shembuj të cilët aderuan kësaj radhe nga njëra parti në tjetre, duke filluar nga aktori Eqrem Berisha i cili nga Nisma kalojë në PDK, pastaj ish-deputeti në parlamentin e Maqedonisë, Ruzhdi Matoshi i cili nga ASH-ja kaloi në AAK.

“Si përherë aderimet ndodhin para çdo cikleve parazgjedhore, është normale që personat e pakënaqur të cilët nuk e gjejnë veten në partitë e tyre, ikin e shkojnë në parti tjera. Si shihet të gjitha këto largime e aderime bëhen jo për diçka tjetër, po vetëm për shkak avansimeve e interesave të tyre personale, pra janë aderime karrieriste e materiale sesa idealiste e në dobi të qytetarëve të Kosovës. Shembull konkret kemi aderimin e aktorit të mirënjohur, Eqrem Berishës, i cili nga Nisma ka kaluar në partinë më të fuqishme të PDK-së, aktori këtë largim e ka bërë për shkak të pakënaqësisë individuale, anashkalimit e mos favorizimit të tij te Nisma, pra ai ka ndërruar partinë për shkak favoreve të tij personale. Të njëjtin veprim e ka bërë edhe ish-deputeti në parlamentin e Maqedonisë, Ruzhdi Matoshi i cili kur ishte i favorizuar në partinë e Menduh Thaçit të PDSH-së i vinte mirë, sapo prishi marrëdhëniet me te aderoi te ASH-ja e Ziadin Selës, edhe pse jeton në Tetovë, për çudi, për interesat e tij karrieriste aderoi në AAK-në e Haradinajt për t'u kandiduar deputet i kësaj partie në parlamentin e Kosovës”, u shpreh profesori.

Në fund, profesori thotë që aderimet nga një parti në tjetren janë për interesa personale e kurrsesi për të miren e qytetarëve.

Sipas profesorit zgjedhjet do i fitoj VV-ja ndërsa befasi mund të bëjë PDK-ja e cila mund të zë vendin e dytë e LDK-ja mund të kalojë në vendin e tretë e pastaj si fuqi e katërt partiake mund të dal AAK-ja.

“Shkurt e qartë aderimet prej një partie në tjetrën bëhen për shkak interesave personale e kurrsesi për të mirën e qytetarëve. Prej gjithë aderimeve e koalicioneve partiake shihet se gjatë këtyre zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit nuk do ketë befasira zgjedhore, rezultatet do jenë si të 6 tetorit, 2019, edhe gjatë këtyre zgjedhjeve do fitojë LVV-ja, po me një rezultat më të bindëse sesa gjatë zgjedhjet paraprake të 6 tetorit. Befasi mund të bëjë PDK-ja për vendin e dytë e cila LDK-në e Isa Mustafës mund ta hudhë e ta dobësojë në vendin tretë para AAK-së si fuqi e katër partiake në Kosovë”, përfundon Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat