Aderime të shumta në kohë fushate – emra të rinj kandidat për deputetë, çfarë rezultati sjellin ato?

Politika

Aderime të shumta në kohë fushate – emra të rinj kandidat për deputetë, çfarë rezultati sjellin ato?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 19 janar 2021 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Nga zgjedhjet e 14 shkurtit na ndajnë më pak se një muaj.

Qytetarët e vendit në datën 14 shkurt do të vendosin për përfaqësuesit e tyre.

Fushatat parazgjedhore veçse kanë filluar për partitë politike duke mos marr parasysh gjendjen e krijuar nga pandemia, ato po vazhdojnë të vizitojnë qytetarët për t’i bindur për votat e tyre.

Mirëpo para dy ditësh partitë politike zyrtarizuan listën e kandidatëve për deputetë të cilat u priten mirë nga qytetarët por të shoqëruar me “befasi”.

Në këto lista, u panë që aderimet qenë të shumta nga persona të fushave të ndryshme.

Duke filluar nga lista e VV-së e cila pati emra si, Avni Dehari, Vasfije Krasniqi-Goodman, Adriana Matoshi, Donika Gërvalla, në LDK kandidate për deputet u bë ish-ambasadorja, Alma Lama, pastaj është PDK-ja me Faton Abdullahin, Adrian Kastartin, Nisma kësaj radhe e vendosi kandidat për deputet vëllain e Jakup Krasniqit, Abdylin, gjithashtu edhe AAK-ja vendosi emra të rinj ku pati edhe aderime sikurse Ruzhdi Matoshi nga Maqedonia.

Të gjitha këto aderime ishin në një mënyrë “befasia parazgjedhore” sepse disa nga këta emra nuk ishin të zbuluar më herët deri sa është dorëzuar lista e partive politike.

Këto aderime premtojnë shumë për qytetarët mirëpo se a do kenë mundësinë të i arrijnë të plotësojnë premtimet që po i japin apo do të shikojnë interesat e tyre mbetët të shihet më datën 14 shkurt.

Njohësi e çështjeve politike shprehën skeptik që këto aderime mund të sjellin premtime të realizueshme sepse shumica e aderimeve janë bërë për interesa personale.

Sipas tyre ka një kohë të gjatë që aderimet para fushatave zgjedhore janë bërë të zakonshme.

Jashari: Aderimet janë bërë të zakonshme para çdo fushate zgjedhore

Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që aderimet e figurave të ndryshme politike janë të zakonshme para çdo fushate zgjedhore.

Image
Shemsi Jashari

Aderime këto që po përçojnë një mesazh tek qytetarët por që kjo bëhet edhe për interesa të dyanshme, për ta dhe partitë politike.

“Është bërë e zakonshme që para çdo fushate zgjedhore të kemi aderime të figurave të ndryshme publike dhe kjo kryesisht bëhet për të dhënë një mesazh se partitë politike po hapen për kuadro të reja dhe si qëllim të fundit ka joshjen e elektoratit për ta votuar subjektin e caktuar. Mendoj se kjo bëhet për interesa të dyanshme si për partitë si për ata që aderojnë në parti politike”, u shpreh Jashari.

Analisti më tej, thotë që jemi dëshmitar që aderime të tilla bëhen aktive vetëm para zgjedhjeve dhe nuk bëhen pjesë e strukturave drejtuese, pra zbehin fuqinë e tyre.

“Ajo që kemi parë në të kaluarën është se këto aderime nuk bëhen edhe pjesë e strukturave drejtuese të partive politike çka e zbehë fuqinë e tyre të ndikimit në vendimmarrje politike afatgjate dhe shpesh ndodhë që posa të kryhen zgjedhjet më të mos i shohim aktiv në partitë politike”, tha Jashari për “Bota sot”.

Ahmeti: Aderimet në kohë fushate nuk kanë sjellë asnjëherë rezultate të pritura

Analisti politik, Hidajet Ahmeti në një bashkëbisedim për “Bota sot”, tha që aderimet janë një vlerë e shtuar për subjektet politike, mirëpo jo këto që po bëhen në kohë fushate.

Image
Hidajet Ahmeti

Sepse, sipas tij, që një kohë e gjatë aderimet para zgjedhjeve po bëhen për të fituar vota nga njerëzit që kanë peshë në politikë, nga këto aderime të fitojnë votat partitë politike.

“Aderimet janë një vlerë e shtuar e subjekteve politike, por jo aderimet që bëhen në kohe fushate. Për aderimet që bëhen në kohë fushate jam shumë skeptik, pasi me shumë bëhen për interesa të personave dhe partive politike, pasi në njërën anën subjektet politike përmes tyre promovojnë hapjen e dyerve për profesionistet që duan të kontribuojnë në subjektet e tyre politike, por edhe shumicën e herëve njerëzit që kanë peshë politike i fusin në listat e tyre zgjedhore për t’iu sjellur vota. Kjo logjike e aderimeve është duke u përcjelle që një kohë të gjatë në historinë e re të pluralizmit politik në Kosovë, por asnjëherë nuk ka sjellur rezultatet e pritura”, thekson Ahmeti.

Analisti tutje shprehët që çdo person që ka potencial intelektual e politik ka obligim moral të kontribuoj mirëpo jo domosdo përmes subjekteve politike.

Sipas tij aderimet e reja duhet të sjellin vlera të reja në subjektet politike dhe se jo secili që aderon të ketë mundësinë të jetë pjesë e vendimmarrjes e në këtë mënyrë do ta kuptojmë që një pjesë e madhe e aderimeve të reja të janë fiktive në kuptimin e kontributit politik.

“Çdo person që ka potencial intelektual e politik e ka obligim moral të kontribuoj në forma të ndryshme në jetën publike, por jo domosdo përmes subjekteve politike ku në pjesën më të madhe të tyre t’ju nënshtrohet mendimit uniform. Aderimet e reja duhen të sjellin vlera të reja në subjektet politike e jo të veprojnë më instinktin e kopesë. Rezultatet e zgjedhjeve nuk do t’ju japin mundësi të gjithë të aderuarve të jenë pjesë vendimmarrjes dhe që aty një pjesë e madhe e tyre menjëherë do të shkëputen nga subjektet politike që kanë aderuar. Në këtë mënyrë do ta kuptojmë se një pjesë e madhe e aderimeve të reja janë fiktive në kuptimin kontributit në jetën publike, por si qëllim kanë interesat tyre personale”, tha Ahmeti për “Bota sot”.

Duhanaj: Aderimet e reja duhen të sjellin vlera të reja në subjektet politike

Njohësi tjetër i çështjeve politike, Leon Duhanaj, i kontaktuar nga “Bota sot”, u shpreh që aderimet e reja në shikim të parë janë plotësisht të natyrshme pasi që çdo subjekt politik duhet të jetë i hapur për prurje të reja e me ide të reja.

Image
Leon Duhanaj

Sipas analistit aderimet duhet të jenë në suaza normale dhe të mos kenë kriter mashtrimin dhe hipokrizinë por afërsi ideologjike me subjektin.

“Për mendimin tim, aderimet e njerëzve në shikim të parë janë plotësisht të natyrshme. Çdo subjekt politik i cili pretendon të zhvillohet me tutje duhet të jetë i hapur për prurje të reja , me ç'rast të inkorporoj edhe ide të reja të cilat mund të jenë të frytshme, qoftë për subjektin, qoftë për interesin e përgjithshëm. Megjithatë, për të ndodhur aderimet në suaza normale, do të duhet të paktën të respektohej një kriter i rëndësishëm, pa të cilin gjithçka tjetër duket të jetë mashtrim dhe hipokrizi. Bazament i çdo angazhimi do duhej me qenë afërsia ideologjike me subjektin”, theksoi Duhanaj.

Analisti në fund thotë që kohëve të fundit aderimet kanë qenë të mëdha duke përmendur kështu VV-në që sipas Duhanajt nuk mund të sjellë një bazë për një qeverisje solide.

Duhanaj thotë që në masë të madhe njerëzit me qëndrime të kundërta janë futur në një parti vetëm për interesa personale.

“Ditëve të fundit kemi qenë dëshmitar të një maskarade të zhvilluar kuadër të listës së Vetëvendosjes, sa që brenda listës së tyre, mund gjenden të gjitha përkatësitë ideologjike madhe edhe nacionale. Një multikulti konglomerat, i cili gjithçka tjetër mund të sjell veç se jo një bazë për një qeverisje solide. Në masë të madhe, njerëz me qëndrime diametralisht të kundërta, futën në një ombrellë vetëm e vetëm për qëllime personale duke besuar që do ta shfrytëzojnë euforinë të kin se fituesit potencial. Nga kjo lloj qasje, me së shumti do të pësojë Kosova dhe akoma me shumë do të jetë zhgënjimi qytetarë. Kjo ndodhë kur manipulimi me ndjenjat e qytetarëve, ka tejkaluar çdo normë morale njerëzore”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat